By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Durmishi: Ende s’kemi datë për hapjen e Urës së Ibrit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Durmishi: Ende s’kemi datë për hapjen e Urës së Ibrit
Maqedoni

Durmishi: Ende s’kemi datë për hapjen e Urës së Ibrit

admin
Last updated: 14/08/2024 15:23
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durimishi ka thënë për Ekonomia Online se si qeveri ende nuk kanë një datë të saktë se kur do të hapet ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Ai ka thënë se pas draft-raportit që kanë pranuar dje, tani janë në pritje të raportit final për gjendjen e urës.

Ai sa i përket draft-raportit që kanë pranuar dje, tha se në bazë të matjeve, në bazë të testimeve që janë bërë konstaton se ura është stabile pa as një kufizim ngarkesash në urë dhe në bazë të gjitha normave të projektimit sipas normave të Euro-kodit.

“Në fakt detyrë e Ministrisë sonë ka qenë që përmes një kontrate që e kemi pasur ta përcaktojmë stabilitetin mbi lumin Ibër dhe ne i kemi zhvilluar të gjitha ato procedura, testime dhe dje e kemi marr raportin preliminar, draft-raportin i cili në bazë të matjeve që janë bërë, në bazë të testimeve që janë bërë konstaton se ura është stabile pa as një kufizim ngarkesash në urë, në bazë të gjitha normave të projektimit sipas normave të Euro-kodit”, ka thënë Durmishi.

Ai ka thënë se janë në pritje të raportit final, i cili do të bëhet publike brenda pakë ditësh, por që nuk presin që do të këtë ndonjë ndryshim, pasi metodat dhe instrumentet që janë përdorur për testime janë metoda shumë të avancuara.

Ai ka shtuar se nuk kanë një datë të saktë se kur do të hapet ura, dhe në momentin që do ta kenë do ta bëjnë publike për media.

“Ne po e presim raportin final i cili do të vije shpejt brenda disa ditëve që ta kemi raportin final, mirëpo nuk presim që do të këtë ndonjë ndryshim, sepse metodat që janë përdorur për testime janë metoda shumë të avancuara, instrumente të cilat janë përdoru për testime janë shumë të avancuara dhe nuk do të ketë ndonjë ndryshim. Ura mbi lumin Ibër është stabile që të qarkullojnë jo vetëm këmbësorët por edhe automjete. Kur ta kemi datën do të ju njoftojmë juve mediave”, ka thënë ai.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Tahiri: Kurti mashtrues i sofistikuar, dëshiron të mos diskutohet për dështimet e tij
Next Article Tufa e luanëve kalon rrugën në Afrikën e Jugut , shoferët detyrohen të ndalen për pak – një burrë e humb durimin dhe nuk respekton vendimin e shumicës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?