By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Durmishi: Është paguar mbështetja financiare e organizatave të konsumatorëve, fondacionet, odat e zejtarëve dhe akreditimi i laboratorëve nga programet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Durmishi: Është paguar mbështetja financiare e organizatave të konsumatorëve, fondacionet, odat e zejtarëve dhe akreditimi i laboratorëve nga programet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës
EkonomiMaqedoni

Durmishi: Është paguar mbështetja financiare e organizatave të konsumatorëve, fondacionet, odat e zejtarëve dhe akreditimi i laboratorëve nga programet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës

admin
Last updated: 04/12/2024 13:27
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 dhjetor – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ndau sot mjete financiare për organizatat e
konsumatorëve për zbatimin e Programit për mbrojtjen e konsumatorëve, Programit për
bashkëfinancimin e projekteve për zhvillimin dhe avancimin e sipërmarrësisë dhe zejtarisë, aktivitetet
programore të rrjeteve të zejtarëve të biznesit, si dhe Programin për mbështetjen e konkurrentësisë së
industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë shoqërore.

1. Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në përputhje me Thirrjen publike për ndarjen e mjeteve për
realizimin e programeve (projekteve) të shoqatave të konsumatorëve, ka ndarë mjete financiare për
organizatat e konsumatorëve në qytete të ndryshme të shtetit. Janë ndarë mjete për:

Organizata e Konsumatorëve të Ohrit: 350.000,00 denarë;
Organizata e Konsumatorëve të Manastirit: 350.000,00 denarë;
Organizimi e Konsumatorëve të Koçanës: 319.500,00 denarë;
Organizata e Konsumatorëve të Shtipit: 300.000,00 denarë;
Organizata e Konsumatorëve të Tetovës: 340.000,00 denarë;
Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë-Shkup (OKM): 340.200,00 denarë

Në kuadër të Programit për zhvillimin e sipërmarrësisë dhe konkurrentësisë së ndërmarrjeve të vogla
dhe të mesme, si dhe për nxitjen e zhvillimit dhe avancimit të sipërmarrësisë dhe konkurrentësisë së
ndërmarrjeve, Ministria e Ekonomisë dhe Punës realizon bashkëfinancimin e projekteve të
fondacioneve dhe shoqatave që lidhen me mbështetjen jofinanciare për zhvillimin e biznesit dhe
konkurrencës, për bashkëfinancimin e projekteve të shoqatave, fondacioneve dhe odave të zejtarëve
për zhvillimin dhe promovimin e zejtarëve, etj., si dhe bashkëfinancimin e projekteve për veprimtari
zejtare.

Për të tre masat, është parashikuar bashkëfinancim i 70% të shpenzimeve të projektit, por jo më shumë
se 350.000 denarë për aplikant, ndërsa pas realizimit të programit, do të ndahen subvencione për 26
projekte me vlerë të përgjithshme prej 6.132.240 denarë.

Në kuadër të Programit për mbështetjen e konkurrentësisë së industrisë përpunuese dhe përgjegjësisë
shoqërore, Ministria e Ekonomisë dhe Punës ka realizuar masën për kompensimin e një pjesë të
shpenzimeve për akreditimin e laboratorëve, parashikohet zgjerimi i fushëveprimit të akreditimit të

laboratorëve ekzistues për testimin ose prokurimin e pajisjeve për laboratorët për lëshim në treg të
produkteve me cilësi të sigurt.

Në kuadër kësaj mase, parashikohet bashkëfinancimi i shpenzimeve prej 50% të shumës jo më shumë se
400.000 denarë për secilin aplikant. Vlera e përgjithshme e vlerësuar është 3.000.000 denarë. Përdorues
të kësaj skeme janë 11 laboratorë.

Te masa e kompensimit të një pjese të shpenzimeve për mirëmbajtjen dhe zbatimin e praktikave të
pranueshme sociale të subjekteve afariste, vlera e përgjithshme e mjeteve është 2.000.000 denarë,
ndërsa Ministria e Ekonomisë dhe Punës bashkëfinancoi 8 kompani.

Duke marrë parasysh nevojat e kompanive, Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të vazhdojë të zbatojë
masa dhe aktivitete që synojnë përmirësimin e konkurrentësisë. Lista e përdoruesve është tashmë e
disponueshme në faqen e internetit të Ministrisë.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Toshkovski për interpelancën e BDI-së: Përpjekje e ulët për manipulim, Kuvendi do të veprojë siç vlerëson
Next Article Dajbll: USAID-i është i përkushtuar në gjithëpërfshirje që forcon demokracinë, të drejtat e njeriut dhe rritjen ekonomike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?