By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Durmishi: Nëse ka rritje të çmimeve, do të ketë masa më rigoroze
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Durmishi: Nëse ka rritje të çmimeve, do të ketë masa më rigoroze
Maqedoni

Durmishi: Nëse ka rritje të çmimeve, do të ketë masa më rigoroze

admin
Last updated: 28/04/2025 14:56
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 prill – Siguria dhe shëndeti i punëtorëve është fokusi ynë, dixhitalizimi i proceseve të punëtorëve do të mundësojë krijimin e vendeve të reja të punës, theksoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot gjatë fjalimit në ngjarjen me rastin e shënimit të “Ditës botërore të sigurisë dhe shëndetit gjatë punës”.

Ai theksoi se në kushte të ndryshimeve të thella në botën e punës, globalizimit, ndryshimeve teknologjike, modeleve të reja të biznesit, etj., një nga sfidat më të rëndësishme të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës është të përcaktojë se cilët persona, respektivisht punëtorët, duhet të jenë objekt i mbrojtjes dhe të gëzojnë mbrojtje adekuate në punë.

Sipas Durmishit, zhvillimi i shpejtë i teknologjisë dhe digjitalizimi i botës afariste në dekadën e fundit ka mundësuar hapjen e llojeve të reja të vendeve të punës, të cilat dhjetë vjet më parë as që mund t’i imagjinonim.

“Gjithashtu, shumë vende pune që dikur kanë qenë tradicionale, tani po ndryshojnë dhe përshtaten me teknologjitë e reja dhe mënyrat e punës, në të ardhmen do të hapen edhe më shumë vende të reja pune që do të bazohen në teknologji dhe digjitalizim, siç janë vendet e punës në fushën e teknologjisë, automatizimi i proceseve, zhvillimi i inteligjencës artificiale etj”, tha ministri.

Megjithatë, së bashku me hapjen e vendeve të reja të punës, do të ketë edhe ndryshime në vendet ekzistuese të punës, të cilat do të kërkojnë që punëtorët të zhvillojnë shkathtësi të reja dhe të përshtaten me teknologjitë dhe mënyrat e reja të punës. Kjo për shkak se teknologjitë e reja shpesh ndryshojnë mënyrën në të cilën punohet dhe kërkojnë një set të ndryshëm të shkathtësive.

“Në këtë drejtim, e me qëllim që përfshirjes dhe përshtatjes më të lehtë të punëtorëve me nevojat e tregut të punës, respektivisht përvetësimin e shkathtësive kompjuterike dhe arsimimit digjital, me qëllim të rritjes së punësisë dhe konkurrentësisë në tregun e punës, me Planin operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbimet në tregun e punës për vitin 2025, parashikojmë disa masa që kanë të bëjnë me trajnimin dhe zhvillimin e shkathtësive digjitale, siç janë trajnimi i avancuar i shkathtësive TI, specialist për inteligjencë artificiale, specialist për rrjetet, trajnim për marketing digjital dhe teknologjitë moderne të bazuara në inteligjencën artificiale”, tha Durmishi.

Ai theksoi se të gjitha këto trajnime do të mundësojnë rikualifikimin, kualiikimin plotësues e të gjithë atyre që duan të përvetësojnë, por edhe të avancojnë shkathtësitë e tyre në mënyrë që të rrisin konkurrentësinë e tyre dhe integrimin më të shpejtë në tregun e punës dhe përfshirjen në tendencat e reja siç janë digjitalizimi i vendeve të punës, meqë vetëm në këtë mënyrë, duke investuar në zhvillimin e shkathtësive digjitale, do të hapim vende të reja të punës.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Ministria e Ekonomisë dhe Punës është e përkushtuar në zhvillimin e rregullativave që do t’u përgjigjen sfidave të reja që i sjell digjitalizimi. Jemi duke punuar për krijimin e kornizës ligjore që do të marrë parasysh edhe aspektet fizike edhe ato psiko-sociale të punës në botën bashkëkohore. Është me rëndësi thelbësore të punohet në harmonizimin e teknologjive të reja me politikat e sigurisë dhe shëndetit, por edhe në rritjen e vetëdijes për sfidat ndaj sigurisë dhe shëndetit në punë që lidhen me transformimin digjital të punës dhe përdorimin e teknologjive digjitale në punën e përditshme”, theksoi Durmishi.

Puna në distancë ( puna nga shtëpia) , puna e lëvizshme ndryshon fleksibilitetin e punës me mundësinë e përmirësimit të baraspeshës ndërmjet punës dhe jetës, e gjithë kjo do të thotë se sistemet e menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë duhet të ndryshohen dhe të adaptohen duke zbatuar metoda të reja të punës. Por duhet të merret parasysh se përmirësimi i vendeve të digjitalizuara të punës duhet të çojë në baraspejshën e mirëfilltë, punë-jetë, në mënyrë që të zvogëlohen rreziqet psikosociale.

“Si ministër i Ekonomisë dhe Punës, i cili ka kompetencën dhe rolin për t’u kujdesur për avancimin e të drejtave të punëtorëve, në botën e digjitalizimit nuk guxojmë të harrojmë punëtorin që duhet të përfshihet në çdo ndryshim të çdo zhvillimi teknologjik. Duhet të jemi të vetëdijshëm për atë se si ndryshimet teknologjike ndikojnë në shëndetin fizik dhe mental të punëtorëve. Respektivisht, të krijojmë mjedis pune, vend pune ku teknologjia do të shërbejë për të përmirësuar kushtet, por jo edhe për të injoruar dinjitetin njerëzor. Teknologjia është këtu për të na ndihmuar, por faktori njerëzor mbetet vendimtar. Është detyra jonë të sigurojmë që përparimi digjital të shkojë paralelisht me kujdesin për shëndetin dhe mirëqenien e punëtorëve. Përparimi dhe teknologjia mund të krijojnë botë më të mirë, por vetëm nëse ajo botë ndërtohet në bazë të sigurisë, besimit dhe kujdesit për njerëzit”, tha Durmishi.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kjo është arsyeja pse Ministria, theksoi Durmishi, në periudhën e ardhshme do të punojë në rritjen e vetëdijes, nxitjen e debateve dhe diskutimeve për rëndësinë e sigurisë dhe shëndetit në punë në këtë epokë digjitale në të cilën jetojmë dhe punojmë me theks të veçantë në nevojën për të pasur “qasje të përqendruar te njeriu” gjatë dizajnimit, zbatimit, menaxhimit dhe përdorimit të teknologjive digjitale.

“Në fund, do të doja të shtoj se duhet të pranojmë se bota po ndryshon. Bota afariste ndryshohet dhe zhvillohet vazhdimisht, duke krijuar mundësi, por edhe sfida të reja. Prandaj, duhet të na jetë e qartë se është thelbësore të jemi proaktivë në përshtatjen me tendencat dhe teknologjitë e reja në mënyrë që të mbetemi konkurrues në tregun e punës dhe të sigurojmë karrierë të suksesshme në të ardhmen, në mënyrë që të mund t’i mbajmë të rinjtë në vendin tonë, por edhe të tërheqim ata që janë jashtë vendit për t’u kthyer dhe për të krijuar të ardhmen e tyre këtu”, tha në fund ministri Durmishi.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rokas: Autoriteti, paanshmëria dhe qëndrueshmëria e Gjykatës Kushtetuese janë jashtëzakonisht të rëndësishme për sundimin e ligjit në vend
Next Article Prof. Bekim Fetai, rektor i ri i Universitetit “Nëna Terezë” – Shkup

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?