By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dy vjetori qeverisjes mes rezultateve të pushtetit dhe kritikave të opozitës!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Dy vjetori qeverisjes mes rezultateve të pushtetit dhe kritikave të opozitës!
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Dy vjetori qeverisjes mes rezultateve të pushtetit dhe kritikave të opozitës!

admin
Last updated: 29/06/2026 10:58
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 qershor, Zhurnal.mk – Secili ndërrim pushteti supozohet që të sjellë ndryshimin edhe në vepër jo vetë në ndërrim figurash. Këtë ndryshim nga koalicioni VLEN u munduan ta portretizojnë dje, derisa VLEN radhitnin një varg projektesh që sipas tyre i kanë realizuar për këto 24 muaj qeverisje, nga opozita nuk munguan kritikat që sipas tyre këto 24 muaj kanë qenë terr e zi. Si qëndron e vërteta? shkruan Zhurnal.

Çfarë ka bërë VLEN-i për këto 24 muaj?

Në 2-vjetorin e qeverisjes së VLEN-it, bashkëkryetari Izet Mexhiti tha se vendi po kalon një fazë të re politike, ku premtimet po zëvendësohen me rezultate konkrete dhe institucionet po kthehen në shërbim të qytetarëve. Ai theksoi se rrugëtimi i dy viteve ka qenë i vështirë, por i domosdoshëm për të ndërtuar një kulturë të re qeverisjeje të bazuar në përgjegjësi dhe besim.

“Sot jemi mbledhur këtu jo vetëm për t’i llogaritur muajt ose për t’i radhitur projektet që i kemi realizuar, por për të folur për një rrugë që e kemi kaluar së bashku. Kur themi 24 muaj VLEN-i në punë, nuk e themi si slogan, por si përgjegjësi,” u shpreh Mexhiti.

Bashkëkryetari tjetër, Bilall Kasami, duke folur në ngjarjen e organizuar me rastin e dyvjetorit të qeverisjes së VLEN-it theksoi se koalicioni ka dëshmuar se mund të qeverisë ndryshe dhe me rezultate konkrete.

“Dy vjet më parë, kur morëm përgjegjësinë për të qeverisur, e dinim mirë çfarë po trashëgonim. Nuk ishte një rotacion normal politik. Erdhëm për ta ndalur epokën e premtimeve boshe, epokën e zhgënjimit të mbuluar me mashtrim dhe epokën e lakmisë që i la shqiptarët prapa në zhvillim. Sot rishikojmë punën tonë dhe flasim me fakte, sepse faktet janë kokëforta dhe janë në anën tonë,” tha Kasami.

Çfarë qëndrimi ka opozita për këto dy vjet qeverisje?

Natyrisht që roli i opozitës është të kritikojë dhe jo duatrokasë projektet e qeverisë, por opozita e tanishme është kritike e ashpër ndaj kësaj përbërje qeveritare. Në konferencë për media, zëdhënësja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Bilalli Zendeli, akuzoi ashpër koalicionin VLEN (të cilin e quajti “НИШТО”) për “dështim total” pas dy vjetësh në qeverisje.

Sipas BDI-së, pothuajse të gjitha premtimet kryesore të fushatës 2024 mbeten të parealizuara: Kushtetutë e re, njohje e gjuhës shqipe si gjuhë shtetërore, përfaqësim 31.5%, Bankë Shqiptare, aksione prej 10 mijë eurosh, vota e diasporës, Ministria e Diasporës, Akademia Shqiptare e Shkencave e Arteve, gjashtë spitale rajonale, autostrada, hekurudha dhe zona ekonomike. BDI akuzon gjithashtu dobësim të mekanizmave për mbrojtjen e gjuhës shqipe, shfuqizim të Balancuesit dhe ligje që, sipas saj, minojnë përfaqësimin e shqiptarëve. Zendeli kërkoi llogari dhe pyeti publikisht: ku janë premtimet dhe rezultatet? BDI përfundoi se shqiptarët meritojnë politikë serioze dhe jo “propagandë dhe marketing elektoral”.

Lidhja Shqiptare, e udhëhequr nga Ziadin Sela, ka reaguar me rastin e dyvjetorit të qeverisjes së koalicionit VMRO-DPMNE-ZNAM-VLEN, duke vlerësuar se gjatë kësaj periudhe janë realizuar dy objektiva kryesore: zbatimi i platformës së VMRO-DPMNE-së “Maqedonia përsëri e jotja” dhe rrënimi i Marrëveshjes së Ohrit në të katër shtyllat e saj themelore.

“Për këto dy vite të qeverisjes VMRO-ZNAM-VLEN u arritën dy objektiva kryesore: implementimi në përpikmëri i platformës së VMRO-së ‘Maqedonia përsëri e jotja’ dhe rrënimi i Marrëveshjes së Ohrit në secilën nga katër shtyllat kryesore. VMRO-DPMNE arriti të realizojë të gjitha premtimet parazgjedhore dhe pikat e platformës së saj, duke filluar nga shkelja e legjitimitetit të shqiptarëve si hap i parë që i hapi rrugën çdo veprimi tjetër në të ardhmen”, thuhet në reagim.

Si qëndron e vërteta?

Nëse analizohen këto dy vite të qeverisjes së VLEN-it, nuk mund të shohim vetëm bardh apo vetëm zi, as aq ekstreme sa e paraqesin palët në konflikt politik. Qeveria ka realizuar një sërë projektesh infrastrukturore, ka nisur reforma në administratë, ka shtyrë përpara disa procese të decentralizimit dhe ka rikthyer disa mekanizma të kontrollit institucional që ishin degraduar ndër vite. Po ashtu, ka arritur të stabilizojë raportet me partnerët ndërkombëtarë dhe ka ruajtur kohezionin e brendshëm të koalicionit, gjë që nuk ka qenë e lehtë në një konfigurim politik të ndërlikuar.

Megjithatë, një pjesë e premtimeve madhore të fushatës mbeten ende në fazë konceptuale, disa të tjera në procedurë të ngadaltë, ndërsa disa nuk kanë marrë formë të qartë institucionale. Kjo krijon një hendek mes pritjeve të larta dhe ritmit real të qeverisjes.

Nga ana tjetër, kritikat e opozitës sado të ashpra nuk mund të shkëputen tërësisht pasi BDI si parti që ka qeverisur për dy dekada, e sheh VLEN-in jo vetëm si kundërshtar politik, por si subjekt që ka thyer monopolin e saj tradicional në përfaqësimin shqiptar.

Prandaj kritikat e saj shpesh marrin formën e akuzave maksimale, duke e paraqitur qeverisjen aktuale si “dështim total”, edhe në rastet kur faktet tregojnë një realitet më ndryshe. Po ashtu, reagimi i Lidhjes Shqiptare, i fokusuar te Marrëveshja e Ohrit dhe legjitimiteti politik i shqiptarëve, pasqyron një qasje puro goditëse ndaj VLEN-it aty ku është plagë e shqiptarëve.

E vërteta, pra, qëndron diku në mes pasi VLEN ka rezultate të prekshme, por edhe mangësi të dukshme por që ka nisur disa reforma, por nuk ka arritur ende t’i përmbyllë ato që i ka premtuar. Ka sjellë ndryshim në stilin e qeverisjes, por ende nuk ka prodhuar transformimin e thellë që ka premtuar. Dyvjetori nuk është as triumf, as katastrofë është një fazë e ndërmjetme që tregon se rruga e qeverisjes është hapur, por sfidat e së ardhmes do të jenë vendimtare për fatin politik të VLEN-it. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Filipçe: LSDM do ta bllokojë Kodin Zgjedhor sepse i hap derën vjedhjes së zgjedhjeve

Komuna e Çairit do ta përkujtojë figurën dhe veprën e këngëtarit të ndjerë Vlado Janevskit

Editorial / Ribalanci i buxhetit më shumë shpenzues se sa zhvillimor!

Snopçe: MPB-ja e demantoi VLEN-in: Letërnjoftimi s’mund të përdoret për identifikimin e përkatësisë etnike

Grant prej 2 milionë dollarësh për dokumentacion dhe trajnim për shfrytëzimin e ujërave të Zletovicës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Një “raketë” elektrike me katër rrota, McMurtry prezanton Speirling Pure
Next Article Detaje tronditëse nga vrasja e 48-vjeçares në Shkup: E mbyti, fshehu trupin dhe raportoi se ishte zhdukur
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Selvija me dedikim prekës: Shpat, unë e Roeli kemi shumë nevojë për ty
Showbizz
Filipçe: LSDM do ta bllokojë Kodin Zgjedhor sepse i hap derën vjedhjes së zgjedhjeve
Maqedoni
Fantastike: Jon Kuka e mposht serbin Markovic në “repesazh” me Ippon
Sport
Zyrtare: Enzo Maresca trajner i Man Cityt
Sport

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?