By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dyshimet për helmim nga salmonela, Ajazi: Po hetohet, nuk është vërtetuar fakti që erdhi nga ushqimi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Dyshimet për helmim nga salmonela, Ajazi: Po hetohet, nuk është vërtetuar fakti që erdhi nga ushqimi
Shqipëri

Dyshimet për helmim nga salmonela, Ajazi: Po hetohet, nuk është vërtetuar fakti që erdhi nga ushqimi

admin
Last updated: 26/05/2025 13:04
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Kryetari i bashkisë së Gramshit, Besion Ajazi u shpreh sot gjatë një konference për shtyp me gazetarët, se ngjarja në kopshtin Nr. 1 publik të këtij qyteti është një rast që po hetohet nga institucionet përkatëse.

Kryetari i bashkisë së Gramshit tha se “nuk është vërtetuar fakti që helmimi erdhi nga ushqimi”. Sipas tij, bashkia mban gjithë përgjegjësitë për pjesën që i takon.

“Përgjegjësia jonë është në momentin që bëhet furnizimi me produkte ushqimore, ne si institucion kërkojmë fletën e analizave për çdo ushqim dhe nuk ka asnjë rast që të jetë pranuar ndonjë produkt ushqimor pa fletë analize. Më intereson shumë gjendja shëndetësore e fëmijëve, më intereson gjendja shpirtërore e prindërve të tyre, nuk më intereson asgjë tjetër që nuk lidhet me këtë rast”, tha Ajazi.

“Në ditët e fundit është shfaqur një rast, më pas u bënë dy, gjashtë fëmijë nga i njëjti kopsht që morën ndihmë mjekësore në spitalin e Gramshit. Kjo na vuri në alert. Dua që nëpërmjet jush të sqaroj disa të pavërteta të mëdha në këtë histori tollovitje portalesh, nuk kemi të bëjmë me 72 raste helmimi, as me 72 fëmijë të shtruar apo helmim për shkak të ushqimit, sepse ende nuk kemi përgjigjen e analizave”, vijoi ai.

Ajazi përgënjeshtroi lajmet në medie, sipas të cilave ushqimi në këtë kopsht shërbehet me katering, ndërsa tha se gjithçka gatuhet në ambientet e kopshtit, me produkte ushqimore që kanë certifikatën e sigurisë dhe brenda të gjitha kushteve higjieno-sanitare.

“Ushqimi nuk funksionon me katering, por me furnizim nga një kompani dhe me gatim në ambientet e kopshtit me kuzhinier, që prej vitesh ushqejnë vogëlushët. Ky është rasti i parë që ka ndodhur. Nuk e dimë ende se çfarë ka ndodhur, sepse vijon hetimi. Jemi në alert për gjendjen shëndetësore të vogëlushëve. Fatmirësisht nuk kemi të bëjmë me një rast masiv”, pohoi Ajazi, ndërsa theksoi se grupet e ISHP-së dhe ato epidemiologjike janë në terren dhe po merren me depistimin dhe hetimin epidemiologjik të rastit.

Ndërkohë prindërit kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me këtë ngjarje, duke kërkuar hetim për rastin.

Në një deklaratë për mediat, të mbledhur përpara bashkisë së Gramshit, një prej tyre shprehet se këtu duhet të ishte mbledhur i gjithë Gramshi, pasi nuk është çështje politike, por shëndeti dhe jeta e fëmijëve.

“Në çdo rast, dhe për diçka të vogël, po të shkojmë në spitalin e Gramshit, vjen automatikisht Policia. Nuk e dimë çfarë kushtesh higjieno-sanitare kishte kuzhina, të paktën të ishte rrethuar nga policia. Të ishin marrë provat dhe të fillonte hetimi. Provat janë marrë të shtunën nga AKU”, tha një prind.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Një tjetër prind pohon se fëmija i ka rezultuar pozitiv me salmonelë, ndërkohë që ka marrë mjekimin e duhur sipas udhëzimeve të mjekëve.

“Kam një fëmijë që ka dalë pozitiv. Përgjigjen e kam marrë dje. Nga ana e tyre s’kemi parë asnjë gjë dhe përderisa është sëmundje ngjitëse, duhet që të na thuhej se duhet të merrnin masa. Asnjë gjë zyrtare, as nuk na kanë pyetur se si është fëmija. Kam marrë një mjekim duke folur me një doktoreshë. Ne kërkojmë të zbardhet e drejta e kësaj. Nuk duam as të përfitojmë asnjë gjë”, pohoi një tjetër prind.

Specialistët e hetimit të krimit në Komisariatin e Policisë së Gramshit referuan në Prokurori materialet procedurale, pasi më parë u mor informacion nga rrjetet sociale se disa fëmijë të Kopshtit Nr. 1 në Gramsh janë helmuar me salmonelë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Policia bën të ditur se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar kartelat klinike të 6 pacientëve të shtruar në spital, procesverbalet e kontrollit dhe furnizimit me produkte ushqimore të Kopshtit Nr. 1, si dhe mostrat nga ushqimi, të cilat do të analizohen më tej në laborator.

Gjithashtu, janë bllokuar produktet ushqimore të mbetura në kuzhinën e kopshtit, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Po ashtu dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njoftoi dje se ka kryer të gjitha veprimet procedurale teknike dhe ligjore në lidhje me raportimet në media mbi një situatë të ndodhur në Kopshtin Nr. 1 në qytetin e Gramshit.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Shqipëria mikpret takimin vjetor të ENIC-NARIC, Manastirliu: Në fokus ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë
Next Article Presidendtja Siljanovska – Davkova në audiencë te Papa Leoni i XIV

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?