By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dyshimet për vdekjen e Epstein, vëllai i tij publikon fotot e autopsisë dhe kërkon hetim për vrasje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Dyshimet për vdekjen e Epstein, vëllai i tij publikon fotot e autopsisë dhe kërkon hetim për vrasje
Bota

Dyshimet për vdekjen e Epstein, vëllai i tij publikon fotot e autopsisë dhe kërkon hetim për vrasje

admin
Last updated: 28/11/2026 12:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Nju Jork, 18 nëntor, Argument – Vëllai i miliarderit të dënuar për abuzim seksual me të mitur, Jeffrey Epstein, ka publikuar një seri fotografish nga autopsia e tij, duke kërkuar gjithashtu zhvillimin e një “hetimi të vërtetë për vrasje”.

Veprimi i Mark Epstein vjen pas deklaratave të ekspertit mjeko-ligjor Michael Freeman, i cili pretendon se provat tregojnë se vdekja e Jeffrey Epstein në një qeli burgu në Manhattan, në vitin 2019, nuk ishte pasojë e vetëvrasjes me varje, siç është versioni zyrtar.

Sipas Freeman, pamjet tregojnë se dëmtimet në trupin e Epstein nuk mund të jenë shkaktuar nga vetëvrasja.

“Kjo lë të hapur vetëm versionin e vrasjes”, deklaroi ai.

“Duhet të pyesësh veten se kush e vrau dhe kush urdhëroi vrasjen e tij? Pse Departamenti i Drejtësisë po e mbulon këtë çështje? Kë po mbrojnë?”, u shpreh ai, duke shtuar se një organ i pavarur duhet të zhvillojë një hetim të vërtetë për vrasje.

Freeman, deklaron se ka studiuar për një vit gjetjet e autopsisë. Sipas tij, shenjat në qafë dëshmojnë se ka pasur një përleshje dhe, për rrjedhojë, bëhet fjalë për vrasje me mbytje.

Ai pretendon se shenjat e litarit në qafën e Epstein nuk janë të njëtrajtshme, siç ndodh në rastet e vetëvrasjes. Sipas tij, provat përputhen me versionin e një sulmi dhe të mbytjes nga pas, duke përdorur të njëjtin mjet me të cilin viktima u gjet i varur.

Freeman pretendon gjithashtu se ka vërejtur edhe shenja thonjsh mbi gjurmët e litarit.

Nga ana tjetër, në autopsinë fillestare, të kryer nga mjekja Kristin Roman, nuk u konstatuan shenja përleshjeje dhe as prova të një vrasjeje. Ajo përjashtoi mundësinë e mbytjes apo të dëmtimeve të tjera të dyshimta në trupin e tij.

“Ka ardhur koha që opinioni publik ta rishqyrtojë këtë çështje”, thekson Freeman për një nga çështjet më të bujshme, e cila duket se ende përmban shumë pikëpyetje dhe elemente të paqarta.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Spiropali u shfaq në Kuvend, çfarë do thotë dhe si pritet të votojë? Hoxha: Ndodhet në kafenenë e Kuvendit
Next Article Maqedonia po “importon” punëtorë nga Azia, mbi 6.100 të ardhur brenda një viti

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?