By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë
Sport

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

admin
Last updated: 19/04/2024 16:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Një raportim i ri ka pretenduar se Pep Guardiola mund të largohet nga Manchester City, teksa një emër befasues është duke u konsideruar për ta zëvendësuar atë.

53-vjeçari ka shijuar një periudhë tejet të suksesshme nën udhëheqjen e Manchester Cityt, që prej se iu bashkua atyre në vitin 2016.

Guardiola mori ‘frenat’ e klubit nga Manuel Pellegrini, dhe që nga ajo kohë ai ka fituar pesë herë titullin e Ligës Premier, një herë Ligën e Kampionëve, si dhe dy herë Kupën FA.

Ai ka momentalisht kontratë me Cityn deri në përfundim të sezonit 2024/2025, pasi kishte nënshkruar një kontratë dyvjeçare në 2023.

Por, ka dyshime nëse ai do ta zgjasë më tutje bashkëpunimin me ‘Qytetarët’ për shkak se ata janë në pritje të rezultatit për hetimet lidhur mbi 115 thyerjet e dyshuara të rregullave të fair-play financiar.

Gazetari spanjoll Jorge Picon pretendon se City tashmë po synon ta planifikojë të ardhmen pa Guardiolën. Ai shtoi se City janë duke konsideruar mundësinë e emërimit të trajnerit të Gironës, Michel, për të zëvendësuar Guardiolën në rast largimi në 2025.

“Pesimizmi po rritet rreth vazhdimit të trajnerit përtej vitit 2025, kur skadon kontrata e tij, dhe në mesin e kandidatëve për ta zëvendësuar atë, një trajner ‘nga shtëpia’: Michel”, ka thënë Picon.

Michel po shijon një sezon fantastik me Gironën, klub i cili është në pronësi të City Football Group. Girona është momentalisht në pozitën e tretë në La Liga dhe deri në fund do të synojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

You Might Also Like

Kosova sonte synon fitore ndaj Sllovenisë

FFK-ja gjobitet për “shkelje të lehtë” në ndeshje me Suedinë

Infantino sot në Kosovë, FFK: Ditë e madhe për vendin tonë

Enis Bardhi bëhet baba

Lavdrim Kasami ftohet në Kombëtaren U19 për miqësoret kundër Irlandës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze
Next Article Pendarovski: Kam treguar se çfarë do të thotë të jesh president i të gjithë qytetarëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?