By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: E pazakontë: Nusja shkon në dasmë hipur mbi lopën e saj të preferuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuriozitete > E pazakontë: Nusja shkon në dasmë hipur mbi lopën e saj të preferuar
Kuriozitete

E pazakontë: Nusja shkon në dasmë hipur mbi lopën e saj të preferuar

admin
Last updated: 12/08/2026 09:27
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shumica e nuseve mbërrijnë në dasmën e tyre me veturë, por një fermere nga Somerset i habiti të gjithë fundjavën e kaluar, duke zgjedhur një mënyrë krejtësisht të pazakontë për të shkuar në kishë.

Victoria Lee, 37 vjeçe, mbërriti në ceremoninë e martesës duke kalëruar mbi lopën e saj të preferuar, “White Chocolate Button”, për të cilën thotë se është “pothuajse shoqja e saj më e mirë”.

Lee, e cila është rritur në një fermë familjare në Dorset, tregoi se që në fëmijëri kishte filluar të kalëronte lopë, pasi familja e saj nuk i lejonte të mbante poni.

“U rrita në fermën e familjes në Dorset dhe nuk na lejohej të kishim poni, kështu që fillova të kalëroja lopë.

Mendova: pse të mos e trajnoj White Chocolate Button që të më çojë në kishë?”, rrëfeu ajo.

Ajo kishte provuar të trajnonte edhe një lopë tjetër, të quajtur Basil, por ajo nuk e kishte pranuar idenë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Provova të trajnoja edhe Basilin, por ajo nuk donte. Madje tentoi të më rrëzonte, kështu që e lamë të qetë”, tha Lee.

Lopa e preferuar e nuses nuk ishte e panjohur me vëmendjen dhe festat. Sipas Lee, ajo kishte marrë pjesë edhe më parë në aktivitete të ndryshme në fermë, madje ishte veshur edhe për Halloween.

“Ajo është mësuar të vishet si fantazmë për Halloween. I vendosim një çarçaf mbi trup, me vrima për sytë dhe veshët, kështu që është mësuar me këto gjëra”, tregoi ajo.

Nusja fillimisht u transportua drejt fshatit me traktor, ndërsa pjesën e fundit të rrugës deri te kisha e bëri mbi lopën e saj.

E shoqëruar nga shoqërueset e nuses, Lee dhe White Chocolate Button u nisën drejt kishës, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.

Pas ceremonisë, jashtë kishës u organizua edhe një pritje simbolike, ku dhëndrri dhe shoqëruesit e tij krijuan një “gardë nderi” duke mbajtur në duar mjete të ndryshme bujqësore.

Por dasma pati edhe një tjetër veçanti: menjëherë pas ceremonisë, të sapomartuarit u kthyen në fermë për të mjelë lopët.

Ndërsa të ftuarit u desh të prisnin për rreth dy orë në pritjen e dasmës, çifti iu bashkua festës më vonë gjatë mbrëmjes, këtë herë pa shoqëruesen e pazakontë të nuses, White Chocolate Button.

You Might Also Like

Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell

Qeni leh ndaj reflektimit të tij në pasqyrë

Ariu i zi hyn në oborr dhe freskohet në pishinë në Kaliforni

Ndaloni së punuari pas moshës 40 vjeç, udhëtoni…

Mjeshtri “bartës i trashëgimisë kulturore” të gdhendjes në dru ua përcjell artin brezave të ardhshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbrojeni zemrën duke konsumuar kajsi
Next Article PDK do të jetë sot në Kuvend, kërkon nga Dehari ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?