By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PDK do të jetë sot në Kuvend, kërkon nga Dehari ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > PDK do të jetë sot në Kuvend, kërkon nga Dehari ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive
Kosovë

PDK do të jetë sot në Kuvend, kërkon nga Dehari ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive

admin
Last updated: 12/08/2026 09:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 12 gusht, Zhurnal.mk – Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës një ditë më parë i është drejtuar me kërkesë zyrtare kryesuesit të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, që sot, më 12 gusht 2026, të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Sipas kërkesës së PDK-së, moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë kushtetuese. Megjithatë, tejkalimi i këtij afati, sipas PDK-së, nuk e shuan detyrimin për konstituimin e Kuvendit.

Përkundrazi, sipas kësaj partie, obligimi për përfundimin e procesit konstituiv mbetet dhe duhet të përmbushet pa vonesa të mëtejshme.

“Prandaj, PDK ka kërkuar që pa asnjë vonesë të mëtejshme të thirret vazhdimi i seancës konstituive dhe deputetëve të zgjedhur t’u mundësohet ushtrimi i mandatit për të cilin kanë marrë besimin e qytetarëve”, thuhet në kërkesën e PDK-së.

Më tej thuhet se “pavarësisht nëse Dehari e përmbush apo jo obligimin e tij për thirrjen e seancës, Grupi Parlamentar i PDK-së ka paralajmëruar se do të jetë më 12 gusht, në orën 11:00, i pranishëm në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kur përmbushet edhe 48-orëshi i dytë për vazhdimin e seancës sipas rregullores”.

PDK ka ftuar edhe të gjitha grupet e tjera parlamentare dhe deputetët e zgjedhur që të mërkurën të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit, për të dëshmuar gatishmërinë e tyre politike dhe vullnetin për ta përmbushur besimin që qytetarët ua kanë dhënë.

Ndryshe, vazhdimi i seancës konstituive është mbajtur të shtunën, por që u shty me kërkesë të kreut të LVV-së, Albin Kurti dhe pas ekskalimit të situatës në seancë pasi deputetja Time Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të Albin Kurtit.

You Might Also Like

Konjufca: Faktori shqiptar, i rëndësishëm për Malin e Zi

Zulfaj: Kosova ka argumente të fuqishme për statusin kandidat në BE

Krejt çka ndodhi sot në Kuvend: Përplasje PDK-Aleancë me LVV-në, tensionet eskalojnë gati edhe fizikisht

Mulhaxha Kollçaku: Të ndërtosh kauzë mbi qëllime bllokuese, është më shumë se hipokrizi

60 mijë metra rrjeta ilegale, ngritet alarm për lumenjtë dhe liqenet e Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article E pazakontë: Nusja shkon në dasmë hipur mbi lopën e saj të preferuar
Next Article Ulutash në takim me përfaqësues të Listës Serbe, flasin për praninë e KFOR-it në veri
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?