By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: E punësoi, e vrau dhe e hodhi në rrugë lakuriq! Ekzekutimi makabër i Eraldo Nevruzit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > E punësoi, e vrau dhe e hodhi në rrugë lakuriq! Ekzekutimi makabër i Eraldo Nevruzit
Shqipëri

E punësoi, e vrau dhe e hodhi në rrugë lakuriq! Ekzekutimi makabër i Eraldo Nevruzit

admin
Last updated: 07/06/2024 20:01
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Detaje të tjera të rënda dalin në dritë për vrasjen e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi orët e para të së enjtes në Dhërmi.

Burime nga policia e Vlorës për Klan News bëjnë me dije se Gerald Shehu e kishte planifikuar vrasjen e 31-vjeçarit.

Sipas këtyre burimeve, përgjatë mbrëmjes të 43-vjeçari e ka marrë veçmas viktimën në një prej dhomave ku pushonte stafi, duke u kujdesur të justifikonte edhe mungesën e tij tek vendi i punës.

Aty e ekzekutoi për vdekjen e më pas me ndihmën e dy bashkëpunëtorëve, Daniel Qose dhe David Larti u vu në zbatim plani për zhdukjen e trupit të tij. Të 3 së bashku, e zhveshën, i morën sendet personale, rrobat, dokumentet e identifikimit dhe i dogjën te furra e picerisë.

Trupin e mbështollën me plastmas, e futën në makinën Audi A8 të 43-vjeçarit dhe më pas ky i fundit u largua nga hoteli. Ndalesën e radhës e bëri në shtëpinë e tij. Atje u ndërrua, mori pasaportën dhe paratë e nevojshme për t’u larguar nga vendi. Hipi sërish në makinë, ndërsa trupin e Eraldos e kishte ende me vete.

Referuar kamerave të sigurisë në rrugë dhe biznese, diku përgjatë aksit Dhërmi-Himarë, autori i dyshuar bëri një ndalesë më makinë. Pikërisht në këtë moment dyshohet se hodhi dhe kufomën.

Vrasja e 31-vjeçarit ndodhi rreth orës 01:00, ndërsa autori i dyshuar është nisur për Greqi në orën 05:00 të mëngjesit. Rrugën nga Dhërmiu në Sarandë e ka bërë për rreth 1 orë. Kur mbërriti në këtë qytet, makinën e fshehu në një magazinë të vjetër afër portit detar në lagjen numër 4. Nga aty mori një taksi deri në Qafë Botë. Edhe pas kalimit të kufirit, për të udhëtuar drejt Igumenicës, Shehu udhëtoi sërish me taksi. E nga Igumenica mori tragetin për në Korfuz, aty ku planifikonte të merrte avionin për në Angli.

Të gjitha këto detaje në fakt flasin për një vrasje të paramenduar dhe është pikërisht akuza që ka ngritur edhe prokuroria e Vlorës.

Megjithatë plani i 43-vjeçarit për t’u arratisur drejt Anglisë dështoi falë bashkëpunimit në kohë mes autoriteteve shqiptare dhe atyre greke. Kjo bëri që Gerald Shehu të arrestohej gjatë orëve të pasdites të së enjtes në aeroportin e Korfuzit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Aktualisht ai ndodhet i arrestuar pikërisht në ishullin fqinj ndërsa autoritetet shqiptare plotësojnë dokumentacionin e nevojshëm për përshpejtimin e ekstradimit të tij.

Motivi i vrasjes ende mister

Ndërkohë, po sipas burimeve të Klan News, autori me viktimën konfirmohet se kanë patur njohje në Angli. Dyshimet janë se konflikti mund të ketë nisur pikërisht gjatë asaj kohe. Si Gerald Shehu, ashtu sikurse dy bashkëpunëtorët e tij mësohet se kishin rreth 5 vjet që punonin në “Greccia”, ku ndodhi dhe ngjarja e rëndë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ende janë të paqarta shkaqet e këtij krimi. Shehu ishte bashkëpronar i hotelit në fjalë bashkë me vjehrrën e tij. Eraldon mësohet se e kishte punësuar si recepsionist para pak ditësh.

Gjetja e trupit

I mbështjellë me qese të zezë, trupi i pajetë i Eraldo Nevruzit, u gjet këtë të premte në zonën e njohur si “Përroi i Gjipesë”, mes Dhërmiut dhe Vunoit. 31-vjeçari u gjet buzë rrugës, me shenja dhune në trup.

Në mesin e sendeve që u gjetën po në këtë vend ishin edhe doreza të gjakosura, qese plastike e njolla të dukshme gjaku përtokë.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Filipçe, Petrovska, Despotovski dhe Bajdevski i futen garës për kreun e LSDM
Next Article Shtetas turq kanë rrahur një shkupjan në Bit Pazar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?