By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: E zhdukur prej 24 ditësh, prezantuesja e njohur amerikane kërkon ndihmë për nënën e saj 84-vjeçare: Do t’ju shpërblejmë me 1 milion dollarë nëse…
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > E zhdukur prej 24 ditësh, prezantuesja e njohur amerikane kërkon ndihmë për nënën e saj 84-vjeçare: Do t’ju shpërblejmë me 1 milion dollarë nëse…
Bota

E zhdukur prej 24 ditësh, prezantuesja e njohur amerikane kërkon ndihmë për nënën e saj 84-vjeçare: Do t’ju shpërblejmë me 1 milion dollarë nëse…

admin
Last updated: 24/02/2026 17:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prezantuesja amerikane e lajmeve, Savannah Guthrie, ka njoftuar se familja e saj po ofron një shpërblim prej 1 milion dollarësh për çdo informacion që çon në kthimin e nënës së saj, Nancy Guthrie, në ditën e 24-të të kërkimeve për 84-vjeçaren e zhdukur.

Duke luftuar me lotët në një video të publikuar në Instagram, prezantuesja e NBC tha se familja po përjeton “dhimbje të thellë” pas zhdukjes së nënës së saj, e cila dyshohet se është rrëmbyer nga shtëpia e saj në Tucson.

“Ne ende besojmë në një mrekulli. Ende besojmë se ajo mund të kthehet në shtëpi”, u shpreh prezantuesja.

Në videon e publikuar, ajo bëri të ditur se familja do të dhurojë gjithashtu 500 mijë dollarë për National Center for Missing & Exploited Children.

“Ju lutem, nëse e dëgjoni këtë mesazh dhe keni hezituar deri tani, le të jetë kjo shenja juaj për të folur. Tregoni çfarë dini dhe na ndihmoni ta sjellim nënën tonë të dashur në shtëpi, qoftë për të festuar një rikthim të mrekullueshëm, apo për të nderuar jetën e saj të bukur, të guximshme dhe fisnike”, u shpreh ajo.

Nancy Guthrie u raportua e zhdukur rreth mesditës së 1 shkurtit, pasi nuk u paraqit në shërbesën kishtare. Autoritete vendase kanë deklaruar se besonjnë që ajo është marrë nga shtëpia kundër vullnetit të saj, ndoshta gjatë natës, duke përfshirë mundësinë e një rrëmbimi.

Autoritetet kanë publikuar imazhe të të dyshuarit kryesor, një burrë i filmuar nga kamera e derës në shtëpinë e saj. Sipas një burimi të zbatimit të ligjit për CBS News, i njëjti person ishte parë pranë derës së saj edhe në një rast tjetër para zhdukjes.

Në një postim në platformën X, zyra e FBI në Phoenix u bëri thirrje kujtdo që ka “informacion të drejtpërdrejtë” për vendndodhjen e saj të kontaktojë linjën 1-800-CALL-FBI.

Deri më tani, shpërblimi i ofruar kishte qenë 200 mijë dollarë, 100 mijë nga FBI dhe 100 mijë të tjera nga Tucson Crime Stoppers, ndërsa hetuesit kanë marrë afro 40 mijë informacione nga publiku.

Provat e ADN-së të marra nga një dorezë e gjetur pranë shtëpisë, e ngjashme me atë që dyshohet se mbante personi i filmuar nga kamera nuk kanë dhënë përputhje në bazën e të dhënave të FBI-së.

Hetuesit kanë përjashtuar të gjithë anëtarët e familjes Guthrie si të dyshuar të mundshëm.

You Might Also Like

Shira të rrëmbyeshëm e stuhi në Brazil, 22 viktima, një qytet shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Shefi i NATO: Nuk ka paqe në Evropë pa paqe të vërtetë në Ukrainë

Ekuadori përfshihet nga një tjetër valë kaosi e dhune, persona të veshur si ushtarakë bëjnë masakër në fermë, vrasin 7 persona

Kina shton 20 subjekte japoneze në listën e kontrollit të eksportit

SHBA kap anijen e tretë të naftës në oqeanin Indian që ishte nën sanksione

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ekuadori përfshihet nga një tjetër valë kaosi e dhune, persona të veshur si ushtarakë bëjnë masakër në fermë, vrasin 7 persona
Next Article Editorial / Ku mbeten spitalet rajonale!
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mësimi dual sjell revolucion në arsim
Maqedoni TOP LAJM
50 kamionë të tonazheve të rënda janë bllokuar në Qafë Thanë
Maqedoni Shqipëri
Shira të rrëmbyeshëm e stuhi në Brazil, 22 viktima, një qytet shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Bota
Shkupi dhe Tirana kryesojnë listën e qyteteve më të ndotura
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?