By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Edhe kryetarët e ardhshëm të komunave do të shpëtojnë nga “përgjegjësia” apo shkarkimi përmes referendumit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Edhe kryetarët e ardhshëm të komunave do të shpëtojnë nga “përgjegjësia” apo shkarkimi përmes referendumit
Maqedoni

Edhe kryetarët e ardhshëm të komunave do të shpëtojnë nga “përgjegjësia” apo shkarkimi përmes referendumit

admin
Last updated: 05/10/2025 14:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 tetor – Edhe kryetarët e ardhshëm të komunave do të shpëtojnë nga “përgjegjësia” apo shkarkimi përmes referendumit pasi propozim ligji për vetëqeverisje lokale nuk arriti të kalojë në Kuvend deri para se Kuvendi të shkojë në pushime. Kjo për arsye se shumica parlamentare nuk posedon shumicën e badenterit ndërsa ligji për vetëqeverisje lokale kërkon dhe badenter. Ndryshimet ligjore parashihnin mundësinë që qytetarët përmes një referendumi, të mund të shkarkojnë edhe kryetarët e komunave nëse nuk janë të kënaqur nga puna e tyre, por në këtë rast, kjo nuk do të jetë e mundur dhe edhe më tej nuk do të ketë asnjë mundësi tjetër ligjore nëse vet kryetari i komunës nuk jep dorëheqje.

Nuk do të ketë gjithashtu as polici komunale, respektivisht inspektorë të angazhuar për mirëmbajtjen e higjienës nëpër komuna dhe mundësia për shqiptimin e gjobave nëse qytetarët takohen duke hedhur mbeturina kabaste në hapësira publike. Kjo lë hapësirë që për shkak inateve politike në pushtetin lokal, qytetarët edhe më tej të përballen me mungesë të higjienës dhe me kontejnerë të stërmbushur.

Gjatë përpilimit të buxhetit të komunës, programeve dhe projekteve kryetarët e komunave do të duhej ta kishin obligim që t’i përfshijnë edhe qytetarët përmes tribunave apo anketimeve, diçka që tani ngelet në vullnetin e komunës.

Ajo që më së shumti kontestohej nga opozita ishte zvogëlimi i numrit të këshilltarëve në komuna të caktuara pasi ndryshimet e ligjit llogaritnin vetëm banorët rezident dhe jo edhe ato jo rezident. Kjo në fakt edhe pse nuk u miratua, Qeveria vetëm se i dërgoi vendim KSHZ-së me numër të caktuar të këshilltarëve nëpër komuna edhe pse ligji aktual nuk i ndanë banorët në rezident dhe jo rezident.

Përpos ligjit për vetëqeverisje lokale, për shkak mungesës së badenterit, në Kuvend nuk kaluan as ndryshimet e kodit zgjedhor. Nga shumica parlamentare janë të qëndrimit se të gjitha ndryshimet janë në përputhje me vërejtjet e OSBE/ODIHR-it, ndërsa sa i përket propozimit për një njësi zgjedhore dhe një kod të ri zgjedhor është formuar një grup pune në Ministrinë e Drejtësisë, dhe se VMRO-DPMNE është pro një njësie zgjedhore dhe votimit të diasporës. Siç theksohet në propozim-ndryshimet, zgjidhja ligjore synon përmirësimin e procesit zgjedhor dhe sigurimin e të drejtës së votës së barabartë, demokratike dhe të lirë, si dhe veprimin mbi rekomandimet e Misionit për vëzhgim të zgjedhjeve. Problemi kryesor si në këto zgjedhje por edhe në zgjedhjet tjera do të mbetet numri i nevojshëm për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e pavarur pas shfuqizimit të dy neneve për këtë çështje nga ana e Gjykatës Kushtetuese./Alsat.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Akoma nuk dihet nëse janë plotësuar të gjitha vendet e lira në konviktet studentore të parapara me konkurs
Next Article Prokuroria nëpërmjet komisionit të posaçëm po e ndjekë procesin zgjedhor nëse eventualisht kryhen vepra të dënueshme me burg

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?