By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Edhe një parti u largua nga Fronti Evropian, TDP përfundimisht u shkëput
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Edhe një parti u largua nga Fronti Evropian, TDP përfundimisht u shkëput
MaqedoniTOP LAJM

Edhe një parti u largua nga Fronti Evropian, TDP përfundimisht u shkëput

admin
Last updated: 14/08/2025 21:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 gusht – Partia Demokratike e Turqve të Maqedonisë, e cila ka qenë pjesë e koalicionit “Fronti Evropian” të udhëhequr nga BDI, sot përmes një njoftimi informoi se organet e partisë kanë marrë vendim që në zgjedhjet lokale të caktuara për 19 tetor të garojë e vetme.

“Sot, si Partia Demokratike e Turqve të Maqedonisë, ju drejtohemi me një vendim që do të hapë një kapitull të ri dhe të rëndësishëm në historinë politike të komunitetit turk në vendin tonë. Pas konsultimeve të gjata dhe të thelluara me anëtarët tanë, organet dhe bashkëqytetarët, Kryesia Qendrore dhe Kuvendi Qendror i partisë morën unanimisht vendimin që në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 19 tetor 2025, PDMTM të marrë pjesë e vetme – me kandidatët e vet për këshilltarë dhe për kryetarë komunash në komunat ku jeton kryesisht popullsi nga komuniteti turk”, theksojnë nga PDMTM.

Nga partia nënvizojnë se për ta zgjedhjet nuk janë një garë e zakonshme për vende në këshilla, por, siç thonë ata, janë një betejë për një përfaqësim politik dinjitoz, të qartë dhe efektiv të komunitetit turk.

“Në përputhje me vullnetin e qartë të shprehur nga populli, është marrë edhe vendimi për të dalë nga koalicioni ‘Fronti Evropian’. Me këtë hap, forcojmë pozicionin tonë të pavarur politik dhe konfirmojmë vendosmërinë për t’i shërbyer drejtpërdrejt popullit, pa ndërmjetës dhe pa kompromise që do të zbehnin misionin tonë. Partia Demokratike e Turqve të Maqedonisë mbetet rojtar besnik dhe i palëkundur i interesave të komunitetit turk. Listat për këshilltarë do t’i hartojmë në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me popullin – dyert tona mbeten të hapura për çdo qytetar që dëshiron të kontribuojë aktivisht për një të ardhme më të mirë. Çdo kandidat ynë do të jetë pjesë e popullit dhe zë i popullit. Ne do të veprojmë plotësisht të pavarur, të udhëhequr nga vizioni ynë, parimet tona dhe besimi në vlerat e përbashkëta”, thuhet në njoftimin e partisë.

Qëllimi ynë, siç theksojnë nga PDMTM, nuk është vetëm të fitojmë zgjedhjet, por të sigurojmë një përfaqësim dinjitoz dhe efektiv të komunitetit turk para pushtetit vendor.

“Do të ecim së bashku, do të arrijmë së bashku. Tani është koha për unitet! Le të jenë këto zgjedhje për nder dhe për dobi të shtetit tonë, kombit tonë, popullit tonë dhe partisë sonë”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike të Turqve të Maqedonisë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Kemi çmimet më të ulëta për energji elektrike për amvisëri në Evropë
Next Article Izet Mexhiti: Opozita po kalon krizë identitare, “Fronti Evropian” po shndërrohet në “Aleancë për Interes”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?