By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Editorial / Ku mbeten spitalet rajonale!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Editorial / Ku mbeten spitalet rajonale!
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Editorial / Ku mbeten spitalet rajonale!

admin
Last updated: 24/02/2026 17:45
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 shkurt – Që nga korriku i vitit të kaluar, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria ka miratuar informacionin për nevojën për rindërtim dhe zgjerim të mëtejshëm të kapaciteteve spitalore në Shtip dhe Tetovë, ndërtim të një objekti të ri shëndetësor në Kërçovë, si dhe investime në pajisje dhe transformim dixhital të kujdesit shëndetësor në nivel kombëtar. Por fatkeqësisht, edhe pse kanë kaluar gati tetë muaj, ende s’ka ndodhur asnjë levizje konkrete në terren, shkruan “argument.mk/”

Populli thotë “nga e thëna në të bërë, ka një det të tërë” dhe kështu po ndodh njëjtë edhe me ndërtimin e këtyre spitaleve. U tha, por asgjë s’u bë! Fatkeqësisht shpresat e pacientëve mbeten të shuara se në të ardhmen e shpejtë mund të kemi ndonjë lëvizje serioze.

Për shkak të mangësive serioze strukturore dhe projektuese në objektin ekzistues të Spitalit të Përgjithshëm në Kërçovë, Ministria kishte propozuar ndërtimin e një spitali krejtësisht të ri në një vendndodhje të re. Objekti i ri do të planifikohet si qendër shëndetësore rajonale, e cila do t’u shërbejë banorëve të Kërçovës, Makedonski Brodit, Pllasnicës, Zajazit, Vraneshnicës dhe Demir Hisarit.

Projekti për Shtipin përfshin përfundimin e objektit ekzistues, i cili ishte në një fazë të avancuar të ndërtimit, si dhe zgjerimin me një objekt të ri për Fakultetin e Mjekësisë, një garazh shumëkatësh dhe rregullimin e infrastrukturës në përputhje me standardet moderne spitalore. Objekti u vlerësua si teknikisht dhe arkitektonikisht i përshtatshëm për përfundim dhe funksionalizim.
Ndërsa, që Spitali Klinik në Tetovë të rritet vërtet në një qendër shëndetësore rajonale dhe funksionale, Ministria kishte propozuar ndërtimin e dy objekteve të reja për shërbime specifike diagnostikuese dhe terapeutike, si dhe rindërtimin dhe modernizimin e plotë të pavijoneve ekzistuese, për të përmirësuar kushtet për pacientët dhe stafin mjekësor.

Këto projekte planifikohen të ndërtohen me kredinë nga marrëveshja strategjike me Mbretërinë e Bashkuar dhe parashihen që të shpenzohen mbi 200 milionë euro. Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë lëvizje sa i përket financimit, sepse paratë nga Mbretëria e Bashkuar ende nuk kanë filluar të hyjnë në Maqedoninë e Veriut. Sipas marrëveshjes, për të filluar hapja e këtyre mjeteve, duhet plane konkrete dhe hapje e tenderëve, shkruan “argument.mk/.

Gjithashtu, qeveria kishte prezantuar se do të realizohej një plan kombëtar për dixhitalizimin e kujdesit shëndetësor, me qëllim krijimin e një sistemi shëndetësor më efikas, transparent dhe të lidhur, i cili do të jetë në përputhje me standardet evropiane. Kjo iniciativë kryesore përfshin futjen e një karte elektronike shëndetësore (EHR), një QENDËR kombëtare të Shëndetit Elektronik, recetat elektronike, referimet elektronike, dixhitalizimin e prokurimit publik dhe telemjekësinë.
Kjo formë e funksionimit kishte filluar para 15 viteve, kur qytetarëve iu kishin ndarë kartela elektronike të shëndetësisë, por ky sistem në fund dështoi dhe asksuh më nuk i përdorë kartelat elektronike. Fatkeqësisht, dilemat janë se edhe ky sistem do të fillojë dhe do të dështojë sërish, edhe pse harxhohen miliona euro para të qytetarëve.

Në shëndetësi ishte planifikuar të bëhet edhe bashkëpunim i ri institucional me “Parkingun e Qytetit të Shkupit”, me qëllim rindërtimin e plotë, rregullimin e peizazhit hortikulturor dhe dixhitalizimin e hapësirës së parkimit në Qendrën Klinike. Projekti parashikon peizazhim me gjelbërim, ndriçim LED dhe kategorizim të vendeve të parkimit, si dhe futjen e një sistemi inteligjent me sensorë, kamera, një aplikacion celular dhe menaxhim automatik, në përputhje me standardet më të larta botërore për funksionalitet dhe efikasitet. Në këtë pjesë ministri Aliu ka njoftuar opinion se ka bërë disa avancime, por ende qytetarët nuk shohin ndonjë veprim konkret.

Dhimbja më e madhe në sistemin e shëndetësisë është edhe mungesa e një qendre të re klinike në Shkup, për të cilën vetëm se lëshohen herë-pas-here ide nga më të ndryshmet. Njëherë se do të ndërtohet një klinikë e re në lokacion të ri, pastaj se do të mund të rikuperohet spitali “8 Shtatori” dhe të shndërrohet në klinikë të re, e nga idetë e tjera që Klinika të mbetet aty ku është, por vetëm të ketë rinovim të kushteve aktuale.

Si do që të jetë, më shumë projekete në letër, e më shumë fjalë boshe po dëgjojnë qytetarët e pacientët e sëmurë, se sa po shohin ndonjë veprim të sinqertë në realizimin e nevojave të tyre. Andaj, është koha përfundimtare që spitali në Kërçovë, Shtip dhe Tetovë të bëhet sa më shpejtë, sepse të gjithë këta pacientë detyrohen të vijnë për shërim në Shkup, duke shpenzuar para për qëndrim, udhëtim dhe humbje kohe, shkruan “argument.mk/.

You Might Also Like

Mësimi dual sjell revolucion në arsim

50 kamionë të tonazheve të rënda janë bllokuar në Qafë Thanë

Shkupi dhe Tirana kryesojnë listën e qyteteve më të ndotura

Në mungesë t ë ujitë të pijshëm, gastronomët në Strugë ankohen për ulje të numrit të vizitorëve

300 mijë denarë dëmshpërblim për një banor nga rajoni i Kërçovës i sulmuar nga ariu

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article E zhdukur prej 24 ditësh, prezantuesja e njohur amerikane kërkon ndihmë për nënën e saj 84-vjeçare: Do t’ju shpërblejmë me 1 milion dollarë nëse…
Next Article Spiropali nesër në Kosovë, pritet nga Konjufca
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mësimi dual sjell revolucion në arsim
Maqedoni TOP LAJM
50 kamionë të tonazheve të rënda janë bllokuar në Qafë Thanë
Maqedoni Shqipëri
Shira të rrëmbyeshëm e stuhi në Brazil, 22 viktima, një qytet shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Bota
Shkupi dhe Tirana kryesojnë listën e qyteteve më të ndotura
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?