By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Editorial / Me apo pa reforma, rruga për në BE mbetet e bllokuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Editorial / Me apo pa reforma, rruga për në BE mbetet e bllokuar
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Editorial / Me apo pa reforma, rruga për në BE mbetet e bllokuar

admin
Last updated: 15/05/2026 11:10
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 maj, Zhurnal.mk – Deklarata e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shkup, Mihalis Rokas, se Maqedonia e Veriut ka pasur një përshpejtim të procesit të reformave, vjen në një moment kritik por edhe interesant për vendin. 

Raporti vjetor i Komisionit Evropian, i cili pritet të finalizohet në shtator, është një pasqyrë nga kënd-vështrimi i këtij institucioni të BE-së për gjendjen e reformave që do të duhej të ndikojë në ritmin e integrimit të premtuar evropian ndaj vendit, por edhe vendeve të tjera aspiruese për anëtarësim.

E shtesë në këto reforma të kriteteve të Kopenhagës për zgjerimin e BE-së tash së fundi janë edhe reformat për të mundur marrë para nga fondi i ri i bllokut evropian për rajonin e Ballkanit Perëndimor, për të cilat BE kërkon që të bëhen nga parlamenti në qershor, e të mund të përfshihen pozitivisht në raportin e fund-vitit, shkruan Zhurnal.mk.

Çfarë thotë diplomati i BE-së?

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas tha se vendi ka pasur një “përshpejtim” të procesit të reformave në krahasim me raportin vjetor të vitit të kaluar. Ai shtoi se pret që sinqerisht raporti i këtij viti do të jetë në gjendje të tregojë se është arritur përparim dhe se do të ketë rezultate.

Sipas Rokas, përgatitja e Raportit është duke u zhvilluar dhe duhet të finalizohet në shtator, dhe fundi i qershorit është afati i fundit për hapat dhe masat që Qeveria dhe kuvendi duhet të ndërmarrin. 

Realiteti i brendshëm

Ligjet komplekse dhe transparenca e dobët e bëjnë zbatimin të ngadalshëm. Më të dobët bëhen kur ligjet mbeten reforma në letra kuvendi e nuk zbatohen sa dhe si duhet.

Një ndër këto masa është edhe sektori i energjisë. Tranzicioni energjetik dhe mjedisi i biznesit janë fusha ku BE-ja kërkon hapa të dukshëm, por ku rezultatet e dëshiruara dhe të synuara janë akoma të pa dukshëm. 

Në këtë kontekst, “përshpejtimi” i përmendur nga ambasadori është relativ pasi ka lëvizje, por pyetja është nëse ajo është e mjaftueshme për të shmangur bllokimin e fondeve të Planit të Rritjes së BE-së, e nga i cili fond 750.4 milion euro janë ndarëpër Macedoninë e Veriut.

Pritjet dhe rreziku

Raporti i shtatorit do të jetë një pasqyrë e dyfishtë pasi në Bruksel do të lexohet si test i besueshmërisë së Maqedonisë së Veriut për integrim në kohën kur nervoza tek qytetarët për rrugën e bllokuar është ende e madhe.

Në Shkup do të përdoret politikisht si argument për sukses ose dështim të qeverisë, varësisht se cila palë flet.

Rreziku është i qartë nëse deri në fund të qershorit nuk ka rezultate konkrete, raporti mund të jetë kritik e të potencojë stagnim në reforma.

Kjo në rend të parë do të ndikonte negativisht për për fondet evropiane që lidhen me Planin e Rritjes.

Por përderisa presim për raportet e rregullta vjetore tradicionale të Komisionit Evropian, i mirë apo i keq të jetë ai në vlerësim në shtator, kërkesa kryesore ndaj Maqedonisë së Veriut – ndryshim i kushtetutës për bashkësinë bullgare – nuk po përmbushet nga qeveria dhe shumica e saj parlamentare.

Me apo reforma të Kopenhagës për anëtarësim, e me apo para nga fondi i ri, rruga e vendit drejtë BE-së është bllokuar tash e katër vite dhe nuk ka asnjë shenjë në horizont se do të zhbllokohet së shpejti. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh

Përmbytje dhe mot i keq në Shkup: Gjorgjievski paralajmëroi ndërhyrje urgjente nëpër qytet

Aktakuzë kundër drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë për marrje ryshfeti

Toshkovski dhe Daçiq nga Tabanoca e nisën fushatën “në timon të pushuar”

BDI: Për 2 vjet kemi bllokadë të projekteve strategjike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Nuk i thashë se është sulmuesi im i katërt”, Arbeloa i përgjigjet komenteve të Mbappes
Next Article “Babai im ka kancer”, Drake bën rrëfimin prekës në këngën e re
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nga samiti i Ankarasë të dërgojmë një sinjal mbështetjeje për Ukrainën
Bota
Gjykata e Tiranës, sportelet deri në orën 13:00 gjatë sezonit veror
Shqipëri
Rama në “Ruhr Summit”: Shqipëria, laborator i transformimit digjital të qeverisjes
Shqipëri
Filipçe: LSDM me amendamente do ta bllokojë Kodin Zgjedhor, votimi elektronik për diasporën hap rrezik nga sulme hakerësh
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?