By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Editorial / Unifikimi i VLEN-it, zhvillim historik politik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Editorial > Editorial / Unifikimi i VLEN-it, zhvillim historik politik
EditorialMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Editorial / Unifikimi i VLEN-it, zhvillim historik politik

admin
Last updated: 07/05/2026 10:32
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 07 maj, Zhurnal.mk – Kongresi i VLEN-it që do të mbahet më 9 maj, ditën e Evropës pritet të grumbullojë një numër të konsiderueshëm figurash politike nga rajoni dhe më gjerë, në një ngjarje që po cilësohet si me rëndësi të veçantë politike. Pas shumë përpjekjeve, për herë të parë VLEN nga një koalicion i pesë partive politike, shndërrohet me një parti politike, por me dy kryetarë që do të bashkëkryesojnë. Nën moton “Vlen një”, krijohet një forcë serioze politike që do t’i bashkojë grupacione të ndryshme që në të kaluarën funksiononin të përçarë, shkruan “Zhurnal.mk”.

Figura të larta nga rajoni dhe diaspora në Kongresin e VLEN-it

Nga Shqipëria, pjesëmarrja është konfirmuar nga përfaqësues të Partisë Demokratike të Shqipërisë, përkatësisht Flamur Noka dhe Jorida Tabaku. Po ashtu, do të jetë i pranishëm edhe Adriatik Llapaj nga partia “Shqipëria bëhet”. Nga Kosova, me shumë gjasë do të marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njëherazi figurë e lartë e Lëvizja Vetëvendosje, ndërkohë, nga Lugina e Preshevës është paralajmëruar pjesëmarrja e kryetares së komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Në kongres do të ketë edhe mysafirë nga Zvicra, si dhe përfaqësues të krahut të djathtë politik nga Sllovenia.

Organizatorët kanë bërë të ditur se janë ftuar të gjitha partitë parlamentare në Maqedoninë e Veriut, me përjashtim të partisë “E Majta”. Gjithashtu, ftesa u është dërguar edhe përfaqësuesve të korit diplomatik, shkruan “Zhurnal.mk”.

Me VLEN-in konsolidohen shqiptarët!

Formimi i VLEN-it në një parti të vetme është e një rëndësie të veçantë, sepse pas shumë përpjekjeve të vazhdueshme, shqiptarët arritën të formojnë një subjekt të ri serioz. Deri më tani kryeneçësia dhe inatet personale të liderëve shqiptarë kishin bërë që mos të arrinin të bashkoheshin kurrsesi shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Gjithsecili në kokë më vete, dhe shpeshherë dështimet ishin të paevitueshme, pikërisht sepse ata funkcionin të përçarë secili nëpër vilajtet e tyre.

Por tani kur VLEN bëhet një parti, krijohen shanse të mirëfillta që partitë shqiptare të krijojnë dy blloqe serioze politike, ku çdoherë njëra do jetë në pushtet e tjetra në opozitë dhe në këtë mënyrë do të ketë më shumë kontroll dhe veprime serioze në interes kombëtar.

Kjo zgjidhje do të jetë e mirë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut sepse në një farë mënyre dz taboret politike, do të korrigjojnë njëra tjetrën dhe projektet në dobi të shqiptarëve pritet të zhvillohen në të mirë të qytetarëve.

Partitë maqedonase deri më tani kanë arritur të gjejnë pika përçarje, dhe me parimin “përça e sundo” arrinin që t’i sundonin shqiptarët dhe të vepronin siç donin ata. Kur shqiptarët do të jenë të konsoliduar dhe të bashkuar në dy grupime të mëdha, mundësitë për përçarje do të jenë më të vogla.

Në të ardhmen duhet që dy partitë, VLEN nga njëra anë dhe Fronti Evropian nga ana tjetër të kenë parime qartë të definuara se ai që fiton në zgjedhje të hyjë në pushtet dhe mos të lejojnë që partitë maqedonase t’i përçajnë.

Gjithashtu partitë shqiptare duhet të jenë të bashkuar dhe të vendosur me një zë të vetëm kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave kombëtare, duke ua treguar vijat e kuqe partnerëve maqedonas në koalicion.

Me formimin e dy taboreve politike nuk do të ketë më djegie të votave dhe shqiptarët do të fitojnë më shumë deputetë, duke pasur më shumë peshë në qeverisjen e ardhshme, shkruan “Zhurnal.mk”.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Ishte një grabitje në mes të ditës”, Kahn akuzon gjyqtarët për vendimet kundër Bayernit
Next Article Dy shkrimtarë shqiptarë nderohen me çmime në Bari të Italisë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?