Ekonomia e Kinës bëri përparim të qëndrueshëm në vitin 2024 dhe zhvillimi me cilësi të lartë është nxitur fuqishëm, kështu bëri të ditur Liu Jieyi, zëdhënës i sesionit të tretë të Komitetit Kombëtar të Konferencës së 14-të Konsultative Politike të Popullit Kinez(KKPPK).
Liu bëri këto komente në një konferencë shtypi që Komiteti Kombëtar i KKPPK-së, organi më i lartë këshillimor politik i Kinës zhvilloi të hënën në Pekin, një ditë përpara sesionit vjetor të këtij organi.
Sipas tij, vjet, PBB-ja e Kinës arriti një rekord prej 134 trilion juanësh (rreth 18.38 trilion dollarë amerikanë), duke shënuar një rritje vjetore prej 5%, si në ndër ekonomitë kryesore botërore me performancat më të mira ekonomike gjatë kësaj periudhe.
Industritë e reja dhe formatet e reja të biznesit po vazhdojnë të shfaqen. Prodhimi inteligjent dhe produktet inteligjente po përparojnë pandërprerë, dhe produktiviteti i gjelbër po lulëzon, theksoi zëdhënësi, duke shtuar se Kina po udhëheq botën në fushat e energjisë së erës, fotovoltaikës dhe automjeteve me energji të re.
Liu vuri në dukje se Kina është zotuar të hapet në më shumë fusha dhe në mënyrë më të thellë. Vendi do të vazhdojë të zgjerojë në mënyrë të qëndrueshme hapjen institucionale, të thellojë reformën strukturore të tregtisë së jashtme, të përmirësojë programin e hapjes rajonale dhe mekanizmin për bashkëpunim me cilësi të lartë brenda kornizës së nismës “Një brez, një rrugë”.