By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit
Bota

Çfarë nuk shkon me këmbët e Trumpit? Bëhen virale pamjet e presidentit duke tërhequr këmbën zvarrë në fushën e golfit

admin
Last updated: 03/03/2025 15:49
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Përdoruesit e rrjeteve sociale po spekulojnë për shëndetin e Donald Trump pasi një video nga fusha e golfit e shfaq atë duke çaluar.

Videoja e shpërndarë nga Aleman’s Brothers LLC, një kompani që duket se i shërben pronës së Trump në Mar-a-Lago, tregon presidentin në Palm Beach, Florida.

Trump, në pamjet tashmë virale, dukej se kishte vështirësi të dilte nga karroca e tij e golfit dhe tërhiqte zvarrë këmbën e djathtë.

Dhe përdoruesit e rrjeteve sociale menjëherë vunë në dyshim mirëqenien e tij, ndërsa shumë pyesnin se “a ka diçka që nuk shkon me këmbët e Trumpit?”

Disa sugjeruan se ai mund të vuante nga ‘gjunjët e dobët’.

Por, Shtëpia e Bardhë nuk ka treguar më parë se Trump vuan nga ndonjë gjendje shëndetësore, shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, spekulimet mbi këmbët e Trumpit vijnë vetëm një javë pasi X shpërtheu me një vërshim teorish për shëndetin e presidentit pasi ai u pa me një mavijosje në dorë gjatë një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron.

Raportohet se Trump është përballur me kritika në lidhje me lëvizshmërinë e këmbës së tij të djathtë për shumë vite tani, me spekulime për gjendjen e tij shëndetësore që vetëm u rritën.

Pamjet e tij duke e tërhequr këmbën zvarrë fillimisht u bënë virale në një tubim në mars të vitit të kaluar pasi kritiku i MAGA-s, Ron Filipkowski, e shpërndau atë në X.

“Diçka po ndodh patjetër me këmbën e tij të djathtë. Ai e ka zvarritur për muaj të tërë”, shkroi në Filipkowski.

Një video e ngjashme, e kapur në shkurt 2024, tregoi presidentin amerikan duke çaluar ndërsa hynte në një dhomë me mbështetës.

“Ende duke e tërhequr atë këmbën e djathtë”, tha Filipkowski.

Në tetor të vitit të kaluar, kur Trump debutoi me kamionin e plehrave MAGA, ai gjithashtu dukej se përdorte vetëm këmbën e tij të majtë teksa hynte në automjet.

Andaj, me sa duket ai ka menaxhuar zvarritjen e dukshme të këmbës për disa vite tani.

You Might Also Like

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese

Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit

Hakohet llogaria e Obamës

Delegacioni amerikan në Nju Delhi për bisedime tregtare, ndërsa Trump synon marrëveshje të shpejtë

Shtatë të plagosur në sulmin me raketa iraniane në bazën amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Siljanovska Davkova: Ishte koha që të sillemi me mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë si dy popuj të afërt, bullgar dhe maqedonas
Next Article Ekonomia e Kinës përparon në mënyrë të qëndrueshme në vitin 2024

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?