By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Eksportet e energjisë elektrike u rritën me 55,4% në tremujorin e dytë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Eksportet e energjisë elektrike u rritën me 55,4% në tremujorin e dytë
Shqipëri

Eksportet e energjisë elektrike u rritën me 55,4% në tremujorin e dytë

admin
Last updated: 26/08/2026 16:08
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 26 gusht, argument.mk/ – Prodhimi vendas i energjisë elektrike u rrit me 34,4% në tremujorin e dytë të vitit 2026, ndërsa eksportet shënuan rritje të fortë dhe importet ranë, sipas të dhënave të publikuara sot nga INSTAT.

Prodhimi neto vendas arriti në 2,361 GWh, nga 1,757 GWh në tremujorin e dytë të vitit 2025. Rritja u mbështet kryesisht nga hidrocentralet, ndërsa prodhimi nga burimet e tjera të rinovueshme shënoi gjithashtu rritje.

Eksportet bruto të energjisë elektrike arritën në 991 GWh, nga 638 GWh një vit më parë, duke u rritur me 55,4%. Në të kundërt, importet bruto ranë me 21,5%, në 569 GWh, nga 725 GWh në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Si rezultat, shkëmbimi i energjisë elektrike, i llogaritur si diferenca mes eksporteve dhe importeve bruto, rezultoi pozitiv me 422 GWh.

Hidrocentralet publike prodhuan 1,011 GWh, ose 43,6% më shumë se një vit më parë, ndërsa hidrocentralet private dhe koncesionare prodhuan 903 GWh, me rritje 18%. Prodhimi nga prodhuesit e tjerë arriti në 448 GWh, duke u rritur me 55,6%.

Në të njëjtën periudhë, përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët u rrit me 6,2%, në 1,619 GWh. Konsumi i familjarëve u rrit me 5,6%, ndërsa ai i konsumatorëve jo familjarë me 6,9%.

INSTAT bën të ditur se,  pesha e humbjeve ndaj energjisë elektrike në dispozicion zbriti në 16,5%, nga 17,3% në tremujorin e dytë të vitit 2025.

You Might Also Like

Arrestimi i Agasit, protestuesit ndalojnë te Policia e Tiranës

Rritet prodhimi i energjisë së pastër – INSTAT: 20 përqind e energjisë së prodhuar, nga dielli dhe era

Skandali i spiunazhit, Spahiu: Kosova dhe Shqipëria të arrestojnë politikanët që financohen nga shërbimet sekrete antishqiptare

Ministria e Shëndetësisë: 70 kredi pa interes për mjekët dhe infermierët

Strehim social për çiftet dhe familjet e reja! Zv.kryeministrja Koçiu prezanton planin “Shqipëria Sociale”, ja për çfarë bëhet fjalë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trump pezullon takimet për vizat e emigracionit në mbarë botën
Next Article Apeli e konfirmoi aktgjykimin lirues për Nikolla Gruevskin në rastin “Talir 2”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Cili interes është më i rëndësishëm: ai shtetëror apo ai rajonal me agjenda eksplicite panetnike?
Maqedoni TOP LAJM
Fidan: Shpërbërja e SDF-së, e mirëpritur nëse zbatohet në terren
Bota
Tërmeti me magnitudë 5.1 shkakton evakuime në Bogota dhe Bucaramanga
Bota
Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?