By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Eksportet e Kosovës rriten me 15.7 për qind, por deficiti tregtar arrin në 544 milionë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Eksportet e Kosovës rriten me 15.7 për qind, por deficiti tregtar arrin në 544 milionë euro
Ekonomi

Eksportet e Kosovës rriten me 15.7 për qind, por deficiti tregtar arrin në 544 milionë euro

admin
Last updated: 24/06/2026 12:23
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 24 qershor, Zhurnal.mk –  Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin Maj 2026.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se eksporti në muajin maj 2026 mbulon importin me 14,7 për qind.

“Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një rritje të deficitit tregtar prej 4,0 për qind në muajin maj 2026, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2025, gjegjësisht në vlerë prej 544,4 milion Euro, krahasuar me deficitin prej 523,4 milion Euro në vitin 2025. Eksporti mbulon importin me 14,7 për qind”, thuhet në njoftim.

Tutje siç thuhet në njoftim eksporti i mallrave në muajin maj 2026 kishte vlerën 94,1 milion euro, ndërsa importi 638,6 milion euro, që është një rritje prej 15,7 për qind për eksport, si dhe një rritje prej 5,6 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 27,5 % e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11,1 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 10,7 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 8,9 për qind e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 8,0 për qind e përbëjnë produktet minerale; etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 15,2 për qind e përbëjnë produktet minerale, 12,6 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 12,0 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 11,7 për qind e përbëjnë mjetet e transportit; 10,8 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 30,8 milion Euro, ose rreth 32,7 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 6,3 për qind. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9,9 për qind), Italia (4,9), Holanda (2,7 për qind), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 301,3 milion Euro, ose 47,2 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 13,7 për qind . Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (13,1për qind), Italia (8,8 për qind), Polonia (4,1për qind ), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 43,1 milion Euro, ose 45,7 % të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 24,6 për qind. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (16,4%), Shqipëria (14,8%), Mali i Zi (6,6 për qind), Serbia (6,4 për qind), etj. Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 85,3 milion Euro, ose 13,4 % të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 22,5 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (4,9%), Shqipëria (4,1%), Serbia (3,2%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 20,3 milion Euro, ose 21,6 %. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (10,6%) dhe Turqia (4,5%).

Importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 252,0 milion Euro, ose 39,5 %. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (12,2%) dhe Turqia (13,9%).

Për më shumë informata, lidhur me Statistikat e Tregtisë së Jashtme për muajin maj 2026, vizitoni: https://ask.rks-gov.net/Themes/ForeignTrade

You Might Also Like

Maqedonia e Veriut me fabrikë për Inteligjencë Artificiale

Për tre muaj borxhi nga jashtë u rrit për 742 milionë euro

A ka krizë financiare edhe pas rebalancit të buxhetit?

ESHS: Paga mesatare neto në prill ishte 48.779 denarë

MINT-i publikon çmimet e reja të derivateve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mucunski pas dy vitesh mandat: Mbi 110 vizita jashtë vendit dhe mbështetje milionëshe nga BE
Next Article Publikohen prapaskenat e “DJ” – çfarë nuk keni parë nga klipi i Gimbos me Selin
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dr. Bekim Tateshi pas mbylljes së Repartit të Imunologjisë: Shëndetësia është në alarm, Bexhet Musliu: MSH Azir Aliu ka dështuar!
Maqedoni TOP LAJM
ASH: Rebalanci i buxhetit demaskon pushtetin, borxhi dëshmi e kolapsit ekonomik dhe politik
Maqedoni
Kasami pret kryebashkiakun e Kukësit, fokus bashkëpunimi për projekte ndërkufitare
Maqedoni
Kuvendi kalon disa propozim ligje në lexim të dytë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?