By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ekzekutivi reagon pas njoftimit se BE-ja shmang takimet në ndërtesën qeveritare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ekzekutivi reagon pas njoftimit se BE-ja shmang takimet në ndërtesën qeveritare
Maqedoni

Ekzekutivi reagon pas njoftimit se BE-ja shmang takimet në ndërtesën qeveritare

admin
Last updated: 29/08/2025 09:38
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Ekzekutivi kosovar tha se Kryeministria është vendi i punës i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pasi zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë njoftuar se nuk do të zhvillojnë takime brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës derisa vendi të ketë një ekzekutiv me mandat të plotë.

Përmes një letre dërguar Kurtit më 8 gusht, të cilën e publikoi Klan Kosova, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, e ka informuar atë se deri te ky vendim kanë ardhur pas “aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës të 25 qershorit” dhe BE-ja “ka përshtatur praktikat e saj të angazhimit në përputhje me këtë vendim pas konsultimeve me shtetet anëtare”.

Përmes këtij aktgjykimi, Supremja shpalli të pavlefshëm një udhëzim administrativ të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, pasi argumentoi se nxjerrja e akteve nënligjore apo udhëzimeve administrative nga ministrat që janë deputetë është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese.

“Në përputhje me këtë aktgjykim dhe në interes të qëndrueshmërisë institucionale dhe respektimit të sundimit të ligjit, vizitorët e nivelit të lartë nga shtetet anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së do të përmbahen, përkohësisht, nga mbajtja e takimeve me kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të vijë një qeveri me mandat të plotë”, thuhet në letër.

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu, i pyetur për këtë letër, i tha Radios Evropa e Lirë se Kryeministria është vendi i punës i Kurtit, por takime mund të mbahen edhe jashtë ndërtesës së Qeverisë.

“Kushdo që kërkon takim me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, duhet të vijë në vendin ku punon kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës”, tha Kryeziu.

“Gjithsesi kjo nuk do të thotë që nuk mban takime pune edhe jashtë zyrës së tij, por për këtë duhet të ketë dakordim të palëve. Takime jashtë mjediseve të Kryeministrisë kanë ndodhur edhe në të kaluarën edhe gjatë kohës sa ka qenë me mandat të plotë”, shtoi ai.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar edhe Zyrës së BE-së në Kosovë për këtë çështje, por ende nuk ka pranuar përgjigje.

Takimin e fundit që Orav zhvilloi me Kurtin në kryeministri ishte më 25 korrik 2025. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, dhe ai i Shëndetësisë, Arben Vitia.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Pas publikimit të aktgjykimit të Supremes, Qeveria në detyrë e kishte cilësuar si “shqetësues” dhe “arbitrar” këtë vendim të Gjykatës, ndërkaq Murati e kishte cilësuar si “absurd” dhe duke i kritikuar ashpër me emër gjyqtarët e Supremes.

Pas kësaj, Orav kishte deklaruar se sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja në gjyqësor janë “të papranueshme”.

“Kjo letër po ashtu synon të shmangë çdo paqartësi apo keqinterpretim, siç ishin ato që rrethuan vizitën e fundit të përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi [Peter Sorensen]. E vlerësojmë si thelbësore që angazhimet tona institucione të mbesin në linjë me kornizën kushtetuese të Kosovës dhe vendimeve të gjykatës së saj të lartë”, u tha në letrën që Orav raportohet se i dërgoi Kurtit më 8 gusht.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Letra i referohet vizitës së Sorensenit në Kosovë të realizuar më 6 gusht. Gjatë kësaj vizite, ai kishte zhvilluar takim me Kurtin brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Kosova është me Qeveri në detyrë pasi që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, vendi ende nuk ka institucione të reja.

Prej 15 prillit, Kuvendi ende nuk ka arritur të konstituohet, proces që do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë së re.

Kurti, që është zgjedhur deputet më 9 shkurt, ka deklaruar se nuk mund të ketë vakum në qeverisje, teksa ka hedhur poshtë thirrjet e bëra më herët nga partitë e tjera që mandatin e kaluar ishin në opozitë, që anëtarët e ekzekutivit që janë zgjedhur deputetë, të japin dorëheqje formale nga Qeveria.

A duhet të japin dorëheqje anëtarët e Qeverisë pas përfundimit të mandatit?
Kurti insiston se ai dhe kabineti qeveritar janë në detyrë që nga 23 marsi, kur ekzekutivi ka përmbushur mandatin e rregullt katërvjeçar.

Lidhja Demokratike e Kosovës më herët ka dorëzuar 17 kallëzime penale ndaj Kurtit, minsitrave dhe një zëvendësministre në detyrë, që janë zgjedhur deputetë, duke i akuzuar ata për shkelje të Ligjit për Qeverinë.(REL)

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Jo festa plazhi, jetë nate apo vajza të bukura”, vera e djalit të Trumpit, Barron thuhet se ishte e fokusuar vetëm në takime biznesi
Next Article Klubet e MLS thyejnë rekordin e shpenzimeve për transferime në vitin 2025

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?