By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Entit Shtetëror të Revizionit: “Autostrada Kërçovë-Ohër si të ishte nga mermeri – 9 milionë euro për një kilometër” Zhurnal pyet Ejup Rustemin: Ku shkuan 9 milionë euro ?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Entit Shtetëror të Revizionit: “Autostrada Kërçovë-Ohër si të ishte nga mermeri – 9 milionë euro për një kilometër” Zhurnal pyet Ejup Rustemin: Ku shkuan 9 milionë euro ?
MaqedoniTOP LAJM

Entit Shtetëror të Revizionit: “Autostrada Kërçovë-Ohër si të ishte nga mermeri – 9 milionë euro për një kilometër” Zhurnal pyet Ejup Rustemin: Ku shkuan 9 milionë euro ?

Redaksia
Last updated: 09/02/2024 09:23
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 shkurt – Për ndërtimin e vetëm një kilometri të autostradës Kërçovë – Ohër janë shpenzuar 9 milionë euro, shkruan Alsat.

Këtë e tregojnë analizat e Entit Shtetëror të Revizionit për punën e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore për vitin 2022.

Përkundër kredisë shtesë prej 180 milionë dollarë, zvarritjet e ndërtimit edhe për 6 vite dhe rritjes së vlerës së kontratës për 45%, pjesa Kërçovë – Ohër prej rreth 56 kilometrash ende nuk është ndërtuar.

“Për ndërtimin e 1 kilometër të kësaj pjese rrugore deri në fund të vitit 2022 janë investuar afërsisht 9 milionë euro. Deri në nëntor të vitit 2023, fondet e investuara kapin një shumë prej rreth 575 milionë euro”, thuhet në analizën e Entit Shtetëror të Revizionit.

Arsyet kryesore të vonesës janë mangësitë e projektit, si dhe shpronësimet e vonuara, nevoja për zhvendosjen e objekteve infrastrukturore mbitokësore dhe nëntokësore.

Nuk ka pasur kuadër të mjaftueshëm, as makineri dhe pajisje të mjaftueshme të ofruara nga kontraktori, respektivisht nënkontraktorët.

“Deri në ditën e përfundimit të revizionit të nënaksit të parë, të dytë dhe të katërt të aksit Kërçovë-Ohër janë shfaqur 11 rrëshqitje të reja të tokës dhe mund të ketë ende…”, vazhdon tutje analiza e Entit Shtetëror të Revizionit.

Revizioni ka konstatuar parregullsi edhe në punën e Ndërmarrjes Publike të udhëhequr nga Ejup Rustemi, kuadër i BDI-së.

Pjesa më e madhe e pasurisë materiale e NP për Rrugët Shtetërore ose 46% i përket dokumentacioneve, shpronësimeve, ndërtimeve, rikonstruksionit dhe rehabilitimit të rrugëve dhe mbikëqyrjes.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Nga viti 2015 deri në vitin 2022 është investuar në projekte dhe objekte të papërfunduara, kosto në bazë të normës së interesit, të njëhershme dhe provizione për mjete të pa tërhequra, shpronësime dhe shpenzime të tjera të panjohura, afërsisht 31 milionë euro për të cilat nuk dihet nevoja e prokurimit të tyre dhe vlera e përdorimit të tyre”, thuhet në këtë analizë.

Në revizionin e funksionimit të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, po ashtu është konstatuar se paratë nga taksa rrugore nga regjistrimi i mjeteve motorike u kalojnë në mënyrë jo të plotë komunave, edhe pse ligjërisht u takojnë atyre.

Afërsisht 58 milionë euro nuk janë shpërndarë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article A ka Kuvendi shumicë për të shkarkuar ministrat “pro-Taravari”? Si do të votojnë nesër deputetët Thaçi, Bajrami e Ismaili?
Next Article Mbi 2 100 media në 200 vende e rajone do të transmetojnë drejtpërdrejt ose do të raportojnë mbi Galanë e Festës së Pranverës të CMG-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?