By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Escobar nga Peja: Komuniteti serb po vuan nga vendimi i BQK-së, nevojitet zgjidhje urgjente
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Escobar nga Peja: Komuniteti serb po vuan nga vendimi i BQK-së, nevojitet zgjidhje urgjente
Maqedoni

Escobar nga Peja: Komuniteti serb po vuan nga vendimi i BQK-së, nevojitet zgjidhje urgjente

admin
Last updated: 14/03/2024 15:48
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka vizituar sot komunën e Pejës, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, dhe pasi ka biseduar me përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj nga ajo zonë dhe media, ka deklaruar se komuniteti serb në Kosovë po vuan për shkak të vendimit të BQK-së për heqjen e dinarit për shkak se qytetarët nuk mund të rrisin të ardhurat e tyre. Ai ka theksuar se do të mundohet të bisedojë me Qeverinë e Kosovës për të gjetur një zgjidhje urgjente për këtë problem.

Gjatë vizitës së tij në komunën e Pejës, ai ka biseduar me të rinj nga komuniteti shqiptar, serb dhe boshnjak. Në fund të vizitës së tij në Pejë, ai u takua edhe me kryetarin e komunës së Pejës, Gezmend Muhaxh.

“Kam dashur të vij në këtë qytet, të dëgjoj rrëfimet e njerëzve të dorës së parë se si janë prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Është e vështirë të dëgjosh këto histori dhe të qëndrosh indiferent”, tha Eskobar në një deklaratë për Radion e Gorazhdevcit, transmeton FrontOnline.

Në një takim me komunitetin lokal serb, Escobar ka mundur të dëgjojë drejtpërdrejt se si vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës ndikon tek ata, si dhe veprimet e fundit të autoriteteve të Kosovës në Gorazhdevc.

“Këtu është një komunitet që vërtet po vuan. Ka njerëz që po përballen me probleme reale për shkak të mungesës së mundësisë për të marrë pensione. Kështu që unë me të vërtetë dua të punoj me Qeverinë e Kosovës me shpresën për të gjetur një zgjidhje urgjente”, tha Escobar.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor iu referua shkurt propozimit franko-gjerman në kontekstin e problemeve aktuale.

“Ndërkohë, në afat të gjatë, ne ende duhet të punojmë shumë për të zbatuar marrëveshjen historike të normalizimit që arritëm marsin e kaluar. Kështu që ne do të vazhdojmë të punojmë,” tha Escobar.

Ai tha se të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë e kanë mbështetjen e SHBA-së.

“Unë mendoj se të gjithë njerëzit në Kosovë mund të llogarisin në mbështetjen amerikane për shqiptarët, serbët, boshnjakët, të gjithë ata që jetojnë në këtë vend. Shpresoj se ata mund të ndjejnë mbështetjen amerikane dhe partneritetin amerikan,” tha Escobar.

Në intervistë ai kishte një mesazh për komunitetin serb që ka takuar, por edhe për autoritetet në Kosovë.

“Sa i përket komunitetit që jeton këtu, dua që komuniteti të ndiejë dhe të dijë se qeveria amerikane dëshiron që serbët të jetojnë në Kosovë në kushte sigurie dhe dinjiteti. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë. Dhe sa i përket Qeverisë të Kosovës, ata kanë përgjegjësi për ta arritur këtë dhe ne do t’u kërkojmë llogari për këtë”, theksoi Eskobar.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vinicius Jr kërkon dënimin e Atletico Madridit nga UEFA, u fye në baza racore nga tifozët
Next Article Uji Nabeez: Pihet gjatë Ramazanit – ideal për agjërim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?