By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vinicius Jr kërkon dënimin e Atletico Madridit nga UEFA, u fye në baza racore nga tifozët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Vinicius Jr kërkon dënimin e Atletico Madridit nga UEFA, u fye në baza racore nga tifozët
Sport

Vinicius Jr kërkon dënimin e Atletico Madridit nga UEFA, u fye në baza racore nga tifozët

admin
Last updated: 14/03/2024 15:47
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Jr ka denoncuar thirrjet raciste të tifozëve të Atletico Madridit gjatë ndeshjes ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.  

Tifozët e Atletico Madridit ishin në ekstazë duke kërkuar golin e fitores së ekipit të tyre ndaj Interit, saqë përfunduan duke u shndërruar në një imazh të neveritshëm.

Disa tifozë bënë thirrje raciste kundër Vinicius Jr në periferi të Civitas Metropolitano, në një ndeshje në të cilën braziliani nuk merrte pjesë.

“Ale, ale, ale, shimpanze Vinicius”, ishin thirrjet e tifozëve të Atleticos, të cilat Vinicius Jr i denoncoi duke i postuar në profilin e tij privat në platformën X.

Espero que vocês já tenham pensado na punição deles. @ChampionsLeague 👍🏿 @UEFA 👍🏿 é uma triste realidade que passa até nos jogos que eu não estou presente! https://t.co/IDHAkG9H6S

— Vini Jr. (@vinijr) March 14, 2024

“Shpresoj se keni menduar tashmë për dënimin e tyre. Është një realitet i trishtë që ndodh edhe në ndeshjet ku nuk jam prezent!”, ka shkruar Vinicius duke etiketuar faqet zyrtare të UEFA-s dhe Ligës së Kampionëve.

Ndryshe, sulmuesi brazilian është fyer në baza racore edhe nga tifozët e Valencias, ku më pas është ndëshkuar me të kuq pas protestave të tij.

You Might Also Like

Ambasada e Greqisë reagoi për transparentin me hartën e “Maqedonisë së Bashkuar” në ndeshjen Shkup – Selanik

Man United dëshiron ta mbajë Bruno Fernandes, por një detaj po e komplikon kontratën e re

Skandali i Topit të Artë: Ish-shefi i France Football zbulon tentativën për ryshfet

Klubet e Ligës Premier kanë frikë nga ndërhyrjet politike të kryeministrit britanik në apelin e Man Cityt

“As foto me Messin, as fanellë”, përzgjedhësi i Beninit shpërthen pas ndeshjes me Argjentinën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Lansohet me sukses raketa e SpaceX e cilësuar si më e fuqishmja në botë
Next Article Escobar nga Peja: Komuniteti serb po vuan nga vendimi i BQK-së, nevojitet zgjidhje urgjente

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri
Po rrjedhë afati për paraqitjen për të votuar për personat e pafuqishëm dhe të sëmurë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?