By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Është hapur shërbim administrativ për dokumente personale në sektorin policor në Grupçin, Komuna e Zhelinës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Është hapur shërbim administrativ për dokumente personale në sektorin policor në Grupçin, Komuna e Zhelinës
Maqedoni

Është hapur shërbim administrativ për dokumente personale në sektorin policor në Grupçin, Komuna e Zhelinës

admin
Last updated: 10/01/2025 15:26
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Zhelinë, 10 janar – Në sektorin policor Grupçin, Komuna e Zhelinës prej sot filloi të punojë zyra e re e Shërbimeve administrative të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) ku qytetarët do të mund të parashtrojnë kërkesa dhe të marrin dokumente personale – letërnjoftime, patent shoferë dhe pasaporta.

Ministri i punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski deklaroi se në këtë mënyrë afrohet MPB-ja dhe shërbimet e qytetarëve.

“Sot jemi në komunën e Zhelinës dhe së bashku me mbështetjen e pushtetit lokal dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, në kuadër të një ideje të përbashkët që e kemi pasur edhe para zgjedhjeve, po e realizojmë atë që kemi premtuar, që është afrimi i shërbimeve të MPB-së me çdo qytetar të Maqedonisë. Të njëjtën gjë e kemi bërë edhe në komunën e Likovës, në komunën e Jegunovcit, në komunën e Sarajit dhe tani në komunën e Zhelinës. Në kuadër të Njësisë policore në Grupçin, ne po hapim Shërbimet Administrative të MPB-së ku të gjithë ata qytetarë, që numërojnë rreth tridhjetë mijë, së bashku me mërgimtarët tanë, do të munden, në kuadër të komunës së tyre, më afër shtëpive të tyre, të realizojnë  të gjitha të drejtat që kanë të bëjnë me  lëshimin e dokumenteve personale si pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shoferi. Ne tregojmë se mund të jetë  ndryshe nga ajo që ishte përpara. Sipas kryetarit të Komunës së Zhelinës, prej më shumë se 7 vitesh ka pasur kërkesë për hapjen e shërbimeve administrative në kuadër të kësaj njësie  policore. “Çdo qytetar i Maqedonisë meriton që në mënyrë dinjitoze, të shpejtë dhe efikase të marrë shërbime nga MPB-ja dhe të gjitha institucionet tjera”, theksoi ministri Toshkovski.

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu tha se ky shërbim fillon të punojë pasi që shtatë vite me radhë ka dërguar kërkesë të këtillë në MPB.

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall kasami konsideron se me këtë policia në vend të stacionit policor i njohur për forcë represive në këtë komunë, do të bëhet vend ku qytetarët do të shërbehen.

Ministri Toshkovski potencoi  se edhe në të ardhmen do të vazhdojë me këtë lloj projektesh për të treguar se institucionet mund të tregojnë kujdes të vërtetë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Anulohet shpallja për punësim në Likovë pas ankesës për diskriminim nga ministri Minçev
Next Article Mbledhja e Parë e përbërjes së re të Klubit të Deputeteve, Jovana Trençevska zgjidhet kryetare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?