By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Është i rrezikshëm edhe atje”, kështu fliste Trump për ish-kryeprokurorin e Speciales, paralajmëronte kthimin e tij në Hagë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Është i rrezikshëm edhe atje”, kështu fliste Trump për ish-kryeprokurorin e Speciales, paralajmëronte kthimin e tij në Hagë
Maqedoni

“Është i rrezikshëm edhe atje”, kështu fliste Trump për ish-kryeprokurorin e Speciales, paralajmëronte kthimin e tij në Hagë

admin
Last updated: 03/08/2025 18:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ish-Prokurori i Posaçëm amerikan, Jack Smith është duke u hetuar nëse e ka shkelur ligjin i cili ua ndalon punëtorëve federalë t’i përdorin pozitën e tyre për aktivitete politike. Këtë, agjencitë kryesore të lajmeve në botë si Reuters dhe Associated Press thanë se ua ka konfirmuar Zyra e Këshilltarit të Posaçëm.

Smith dha dorëheqje në janar të këtij viti pasi ndjekjet penale të tij kundër presidentit amerikan Donald Trump përfunduan pa sukses dhe pushuan pasi republikani i fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Vendimi për ta hetuar Smithin erdhi pas një kërkese për hetime të nisur nga senatori amerikan, Tom Cotton, republikan nga Arkansasi. Ai e ka quajtur ish-prokurorin special “figurë politike që maskohet si zyrtar publik”.

Trump pati thënë në dhjetor të vitit të kaluar se Smith do të kthehej në Hagë. Ai ka qenë kryeprokuror i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale, e cila po gjykon ish-krerë të lartë dhe ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në një intervistë në NBC, Trump kishte folur specifikisht për Smith, i cili para një viti e gjysmë ishte emëruar për t’i mbikëqyrur hetimet penale ndaj tij.

“Në historinë e vendit tonë, asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë. Dhe unë i kam fituar këto raste. Unë i kam fituar të gjitha dhe pjesa tjetër janë në proces të fitimit. I çmenduri Jack Smith është duke u kthyer në Hagë ku mund të ekzekutojë njerëz. Këtu duhej të qëndronte. Unë… mendoj se ai është i rrezikshëm edhe atje”, ka thënë presidenti i zgjedhur amerikan.

I pyetur nëse do të donte që Jack Smith të hetohet, Donald Trump pati thënë: “Epo, unë mendoj se ai është shumë i korruptuar”.

Insistimit të gazetares se a do të ndikonte që Smith të ndiqej penalisht, Trump i është përgjigjur se nuk do të jepte udhëzime.

Jack Smith është prokurori që i akuzoi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti Rexhep Selimi po mbahen ende në paraburgimin e Gjykatës Speciale në saje të asaj aktakuze.

Në paraburgim në Hagë qëndrojnë edhe ish-komandantë e ish-ushtarë të UÇK-së për akuza të ngjashme. Disa tashmë janë dënuar.

You Might Also Like

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV

Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8

Një i vdekur dhe një lënduar rëndë në magjistralen Gostivar-Kërçovë

MPJ-ja bullgare kritikon Maqedoninë për rastin e Iva Mihajlovës, e akuzuar për aksident trafiku me viktimë

Mbrojtja e punëtorëve duhet të vihet në plan të parë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article OVL e UÇK-së për protestën e 7 gushtit: Interesimi është i madh, dëshmi e vetëdijes së lartë qytetare për drejtësi
Next Article Nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi, feston sot ditëlindjen

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Tatjana Boshkov zgjidhet kryetare e re e Bordit Mbikëqyrës të M-NAV
Maqedoni
Paralajmërim për fillimin e ndërtimit të degës lindore të Korridorit Hekurudhor 8
Maqedoni TOP LAJM
Pa shenja lodhjeje! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës: Shqipëria e rinisë, jo e partisë
Shqipëri
Fidan: Marrëveshja Turqi-Pakistan-Arabi Saudite, e ngjashme me nenin 5 të NATO
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?