By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Është rritur numri i migrantëve tranzitë në Qendrën në Tabanoc
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Është rritur numri i migrantëve tranzitë në Qendrën në Tabanoc
MaqedoniTOP LAJM

Është rritur numri i migrantëve tranzitë në Qendrën në Tabanoc

admin
Last updated: 26/01/2025 16:15
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 janar – As dimri nuk e ndalon fluksin e migrantëve. Përkundrazi është rritur numri i migrantëve që kalojnë nga Maqedonia e Veriut, për të shkuar në Evropë, krahasuar me muajt e tjerë. Në këtë periudhë të vitit, rreth 300 migrantë në muaj nga më shumë vende, e kryesisht nga Lindja, vendosen në kampin tranzitor në Tabanoc, por qëndrimi i tyre është afatshkurtër, pasi të gjithë synojnë perëndimin.

“Mbrapa meje janë këto kabina ku janë të vendosur dhjetëra migrantë nga vende të ndryshme të botës, e që thonë se pjesën më të madhe të ditës e kalojnë pikërisht brenda, për shkak të mungesës së aktiviteteve dhe për shkak të temperaturave të ulëta”, raporton Ajnur Bafqari, Gazetare.

Aktualisht në këtë kamp qëndrojnë 39 persona, nga Somalia, Afganistani, India, e Nepali. Shumica prej tyre kanë ardhur vetëm ose me shoqërinë, ndërsa e kanë braktisur vendlindjen kryesisht për shkaqe financiare. Për momentin në kamp nuk ka as fëmijë, as adoleshentë.

“Jam nga Afganistani. Kam ardhur në këtë kamp tashmë 12 ditë. Afganistani nuk është vend i mirë për biznes, për punë. Unë do të shkoj në një vend tjetër, nuk e pëlqej këtë vend. Dua të shkoj në Itali”, tha një migrant.

“Probleme me pagat, shumë probleme, India është vend jo i mirë për punë. Vetëm shokë nga India, jemi 5 shokë. Do të shkoj në ndonjë vend më të mirë, mendoj në Europë, nuk e di në cilin vend, vetëm dikund më Evropë”, shtoi një tjetër.

“Nuk kemi aktivitete, vetëm hamë pimë dhe flemë, dhe jemi në tension për të shkuar në një vend tjetër. Jam nga Nepali dhe dua të shkoj në Evropë”, tha një migrant.

“Kam punuar fermer, kam punuar në ndërtimtari, këtu nuk punoj asgjë. Unë jam vetëm, nuk e kam familjen. Isha në Bullgari, në Serbi, tani kam ardhur këtu në Maqedoni”, shtoi një tjetër.

Filip Hristov nga Shoqata e Avokatëve të Rinj në Shkup thotë se të paktën 1 herë në muaj në këtë kamp përfundojnë migrantë që kapen teksa transportohen ilegalisht. Ai thotë se janë shumë të rralla rastet kur migrantët kërkojnë azil në Maqedoni.

“Ata që vijnë nga Serbia vijnë këtu pasi në Serbi kanë punuar me vizë pune, pastaj vijnë këtu për të vazhduar në Greqi. Ata janë të njoftuar me të drejtat që u përkasin, shoqata jonë ua siguron, u themi se kanë të drejtë për azil, ndihmë ligjore dhe kështu me radhë. Kjo është qendër tranziti, ata kalojnë përmes kësaj qendre dhe vazhdojnë drejt vendeve të perëndimit, Gjermani, Francë, Itali. Azil ndodh shumë rrallë që prej këtu të kërkojë dikush”, theksoi Filip Hristov, Shoqata e Juristëve të rinj – Shkup.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Përfaqësuesit e ministrisë për Punë Sociale, Demografi dhe Rini thonë se kampi posedon 29 baraka dhe kapacitet deri në 150 migrantë. Në dispozicion janë edhe tendat e mëdha ku bashkë me to, kapaciteti i kampit shkon deri në 1000 migrantë. Nga atje njoftojnë se gjatë vitit 2024 në kampin tranzitorë në Tabanovc, kanë kaluar 2352 migrantë. Ata thonë se migrantëve u ofrohen kushte të mira, ndërsa për kujdesin shëndetësor të tyre në dispozicion janë dy mjekë.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sindikatat kërkojnë që paga minimale të rritet më shumë se 1800 denarë
Next Article Paralajmërim i FBI-së: Emailet me këto dy fjalë janë një mashtrim

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?