By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Eskobar: Maqedonia e Veriut duhet menjëherë të bëhet anëtare e BE-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Eskobar: Maqedonia e Veriut duhet menjëherë të bëhet anëtare e BE-së
Maqedoni

Eskobar: Maqedonia e Veriut duhet menjëherë të bëhet anëtare e BE-së

admin
Last updated: 14/03/2024 21:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 14 mars – Maqedonia e Veriut duhet të jetë kandidate e plotëfuqishme dhe menjëherë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Maqedonia e Veriut është partner shumë i fuqishëm, bilateral dhe në aleanca multilaterale, si NATO dhe OSBE, deklaroi i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, i cili gjendet për vizitë në Prishtinë.

Këtë në profilin zyrtar në Fejsbuk e publikoi Ambasada amerikane në Shkup.

Eskobari dje porositi se Maqedonia e Veriut është partner shumë i fuqishëm i SHBA-së, si bilateral, ashtu edhe në aleanca multilaterale, si NATO-ja dhe OSBE-ja dhe Uashingtoni pret që edhe pas zgjedhjeve vendi të ketë qeveri të përkushtuar për integrim në BE.

“Qeveria paraprake ishte e përkushtuar për anëtarësim në NATO dhe anëtarësim në BE dhe pritjet tona janë që qeveria që do të vijë pas zgjedhjeve, të jetë ngjashëm e përkushtuar për anëtarësim në BE dhe luftën kundër korrupsionit”, deklaroi Eskobar në brifing në Bruksel para vizitës së tij në Prishtinë, Vjenë dhe Podgoricë.

Ai ka shfaqur shpresë se pas zgjedhjeve do të krijohet mundësi që të udhëtojë në vend, pasi, siç tha, gjatë qëndrimit të tanishëm në rajon, do të përkushtohet në çështjet aktuale të lidhura me Kosovën dhe ngjarjet në Mal të Zi.

Eskobar, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, paradite e vizitoi Manastirin e Deçanit, një ditë pasi Qeveria ka kërkuar nga Agjencia kadastrale e Kosovës të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për njohjen e pronës së tokës së Manastirit, e pastaj e vizitoi edhe komunën e Pejës, ku u takua me kryetarin e Komunës Gazmend Muhaxheri, përfaqësues të sektorit civil dhe mediumet, si dhe me të rinj të komunitetit shqiptar, serb dhe boshnjak në atë komunë, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Disa orë para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Eskobar tha se “me të vërtetë dëshiron të punojë me Qeverinë e Kosovës, me shpresë për gjetjen e zgjidhjeve urgjente”.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kasami: BDI kontribuoi për 20 vite në ikjen e të rinjëve
Next Article Davkova: Nëse nuk respektojmë kriteret e Kopenhagës përsëri do të kemi veto nga BE-ja

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?