By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: EVN Maqedoni bëri punë vullnetare në kuadër të aksionit ekologjik “GENERALKA WEEKEND 24”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > EVN Maqedoni bëri punë vullnetare në kuadër të aksionit ekologjik “GENERALKA WEEKEND 24”
Ekonomi

EVN Maqedoni bëri punë vullnetare në kuadër të aksionit ekologjik “GENERALKA WEEKEND 24”

admin
Last updated: 20/05/2024 14:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Punonjësit e EVN Maqedoni bënë punë vullnetare në kuadër të aksionit më të madh ekologjik në vend për pastrimin e mbeturinave “GENERALKA WEEKEND 24”. Dyzet vullnetarët mblodhën mbeturinat në lokacionin përreth hidrocentralit “Matka” dhe Qendrës Ekspozuese “Matka”.
Bashkimi në këtë aksion pasqyron kontributin e vazhdueshëm të kompanisë në minimizimin e ndikimeve negative dhe rritjen e ndikimit pozitiv në mjedis dhe shoqëri në tërësi.

“Roli si partner i EVN Maqedoni në këtë projekt është dëshmi se ne jemi plotësisht të përkushtuar, i vendosim parimet e qëndrueshmërisë në të gjitha aktivitetet tona dhe me përgjegjësi i përdorim resurset që na janë besuar për të ruajtur mjedisin për gjeneratat e ardhshme.
Ne e njohim rolin kryesor në promovimin e parimeve ekologjike, sociale dhe të qeverisjes dhe përputhshmërinë me standardet ESG. Përgjegjësia për zhvillimin e strategjisë së qëndrueshmërisë është prioritet në nivelin më të lartë të korporatës dhe është detyra jonë të kontribuojmë në një mjedis të qëndrueshëm dhe të krijojmë një të ardhme të gjelbër për vendin”, tha Jirgen Fllajshhaker, Zëvendës Kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni.

EVN në të gjitha aktivitetet e saj vendos parimet e qëndrueshmërisë dhe përpiqet të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve. Energjia dhe mbrojtja e mjedisit janë segmente të ndërlidhura dhe qëllimi ynë është të kontribuojmë në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për grumbullimin, përzgjedhjen dhe depozitimin e duhur të mbetjeve. Në këtë drejtim, ne realizojmë projekte të ndryshme për mbrojtjen e diversitetit biologjik, menaxhimin e mbetjeve dhe pajisjeve që përmbajnë bifenil të poliklorinuar (PCB), mbrojtjen e tokës, ujit dhe ujërave nëntokësore.

You Might Also Like

Inflacioni, shpenzimet e jetës rriten për 4 %

Në tremujorin e katërt të vitit 2025 do të shpallet Thirrja Publike 02/2025

Përsëri u rrit kostoja e jetesës

Çmendet qeveria/ Taksë e re 300 milionë euro mbi naftën për rezervën e sigurisë

Përmbyllet me sukses faza e aplikimeve në Skemën Kombëtare të Investimeve, 801 kërkesa nga fermerët në të gjithë vendin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Zejdi: Fronti Europian as që e ka ndërmend të mbetet në opozitë! Bisedat e VLEN-it me VMRO-në, punë e vogël
Next Article Shkolla e re fillore e Vizbegut, nis me punë këtë vit shkollor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?