By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: EVN Maqedoni dhe TAV aeroportet: Mbushës për makina elektrike që tani e tutje të disponueshme edhe në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > EVN Maqedoni dhe TAV aeroportet: Mbushës për makina elektrike që tani e tutje të disponueshme edhe në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit
EkonomiMaqedoni

EVN Maqedoni dhe TAV aeroportet: Mbushës për makina elektrike që tani e tutje të disponueshme edhe në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit

admin
Last updated: 11/12/2024 14:45
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 dhjetor – Në përputhje me strategjitë e qëndrueshmërisë dhe përkushtimin ndaj cilësisë së jetës së konsumatorëve, EVN Maqedoni në partneritet me TAV Maqedoni, së bashku prezantojnë shërbim të ri: stacione të mbushjes së makinave elektrike në aeroportet në Shkup dhe Ohër.

Nga sot, pasagjerët, klientët, mysafirët dhe stafi i Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportit “Shën Apostoll Pavle” në Ohër do të kenë në dispozicion një shërbim dhe komoditet shtesë – katër stacione për mbushjen e makinave elektrike. Kjo përparësi e re, e cila e pasuron edhe më tej ofertën e aeroporteve TAV, është mundësuar nga EVN Maqedoni dhe është në përputhje me strategjitë për qëndrueshmëri dhe përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve të klientëve të të dy kompanive.

Stacionet e sapo instaluara të mbushjes për makinat elektrike që funksionojnë me rrymë alternative dhe të njëkahshme, janë të vendosura në mënyrë strategjike në parkingjet e të dy aeroporteve dhe mund të mbushin njëkohësisht deri në tetë makina elektrike – gjashtë në aeroportin e Shkupit dhe dy në aeroportin e Ohrit.

“Si kompania e parë që ka krijuar një infrastrukturë kombëtare të mbushjes së makinave elektrike, vazhdojmë të intensifikojmë përpjekjet tona për të zgjeruar rrjetin e mbushjes së shpejtë përmes partneriteteve të forta me bizneset dhe komunitetet lokale. Bashkëpunimi ynë me TAV Maqedoni na mundëson të mbështesim më tej mobilitetin e pronarëve të makinave elektrike, që është pjesë e strategjisë tonë afatgjate. Përveç sigurimit të mbi 100 pikave të mbushjes në 18 qytete të ndryshme anembanë vendit, fokusohemi edhe në instalimin e mbushësve të shpejtë përgjatë korridoreve kyçe të udhëtimit që shoferët i përdorin për udhëtime kombëtare dhe ndërkombëtare”, deklaroi Vollfgang Ëolfgang Maier, Kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni.

“Ne, aeroportet TAV, jemi të ngazëllyer që i vendosëm në funksion stacionet e mbushjes së makinave elektrike si një mundësi dhe komoditet i ri në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit. Kjo nismë e TAV Aeroporteve siguron mbushje të shpejtë për numrin e rritur të përdoruesve të makinave elektrike, ju mundëson atyre të rimbushin makinat e tyre elektrike dhe është në pajtueshmëri me përkushtimin tonë dhe vlerën thelbësore të korporatës – përgjegjësinë. Gjithsesi, kjo përparësi për klientët e aeroporteve është edhe një dëshmi plotësuese e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të promovuar praktika të qëndrueshme në aeroportet ku operojmë. Ajo që është gjithashtu e rëndësishme për ne është që përmirësime të tilla e pasurojnë përvojën e pasagjerëve dhe klientëve teksa udhëtojnë përmes aeroporteve tona ose kur takohen apo përshëndeten me miqtë dhe anëtarët e tyre të familjes”, tha Nexhat Kurt, Drejtor Gjeneral i TAV Maqedoni.

Ekipet teknike të TAV Maqedoni dhe EVN Maqedoni bashkëpunuan në këtë projekt, duke kontribuar në misionin më të gjërë të promovimit të vetëdijes ekologjike. Përveç përfitimeve ekologjike, prezantimi i stacioneve të mbushjes së makinave elektrike thekson angazhimin e të dy kompanive për inovacion, kënaqësinë e klientëve dhe përparimin e përgjegjësisë shoqërore të korporatës për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Pjesëmarrje e Delegacionit të Kuvendit në AP të NATO-s në Forumin e 24-të transatlantik në Uashington
Next Article Toshkovski: Kovaçevski është shtetas i Maqedonisë dhe nuk ka kërkuar të heqë dorë nga shtetësia

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?