By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fakiq: Të shqyrtohet serioizisht tërheqja e ndryshimeve të Ligjit për prokurime publike dhe të hapet një debat i gjerë publik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fakiq: Të shqyrtohet serioizisht tërheqja e ndryshimeve të Ligjit për prokurime publike dhe të hapet një debat i gjerë publik
Maqedoni

Fakiq: Të shqyrtohet serioizisht tërheqja e ndryshimeve të Ligjit për prokurime publike dhe të hapet një debat i gjerë publik

admin
Last updated: 17/12/2024 16:24
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 dhjetor – Duhet të shqyrtohet seriozisht tërheqja e ndryshimeve të Ligjit për prokurime publik dhe të zhvillohet një diskutim i gjerë publik që duhet të sjellë kontroll më cilësor të prokurimeve publik, konsideron Sabina Fakiq nga Qendra për komunikime civile.

“Mendoj se ndryshimet e propozuara që ulin kontrollin e prokurimeve publike bien ndesh me atë që po shohim tani dhe kjo është dëshmi se një nga fushat më të prekura të korrupsionit në vendin tonë janë pikërisht prokurime publike. Prandaj, mendoj se ndryshimet e propozuara duhet të shqyrtohen seriozisht, të mos them se duhet të tërhiqen në pjesën më të madhe dhe të hapet një diskutim i gjerë publik në lidhje me atë nëse duhet përmirësuar kontrolli në prokurimet publike, si ta bëjmë atë në mënyrë cilësore dhe jo të shkojmë drejt shfuqizimit të tyre, që absolutisht nuk është në përputhje me forcimin e luftës kundër korrupsionit në prokurimet publike”, thotë Fakiq.

Sa i përket asaj se çfarë mund të bëhet për të zvogëluar përqendrimin e një numri të vogël të kompanive që fitojnë tenderët, masë kjo e kërkuar edhe nga Banka Botërore në raportin e fundit, Fakiq beson se janë të nevojshme masat sistematike dhe komunikimi më i madh ndërmjet institucioneve dhe sektorit të biznesit.

“Institucionet duhet të luftojnë kundër korrupsionit, sepse në kushtet kur ai është i përhapur, kuptohet që një numër i vogël kompanish gjejnë interes për të aplikuar për tenderë. Ata kanë frikë, edhe në situata kur nuk është kështu, se të gjithë tenderët janë të manipuluar. Kështu, pjesëmarrja e vogël e kompanive lejon që kjo situatë dhe zonë komforti për një grup të vogël kompanish të dominojnë dhe të marrin një numër të madh tenderash. Prandaj duhen masa sistematike dhe shumë më tepër që institucionet të komunikojnë me sektorin e biznesit dhe të dërgojnë mesazhin se prokurimet publike janë vërtet transparente dhe se përmes shpalljeve duan të marrin ofertën më të mirë. Fatkeqësisht, duket se situata nuk është e tillë”, thotë Fakiq.

Ajo tregon të dhënat e një sondazhi të kryer me investitorët holandezë në vend, sipas të cilave një nga problemet kryesore me të cilat përballen është korrupsioni.

Një iniciativë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prokurime publike me procedurë shkurtuar e kanë dorëzuar në Kuvend më 5 dhjetor shtatë deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, por pas reagimeve të KSHPK-së dhe sektorit civil, është rënë dakord që ndryshimet në ligj do të kryheshin në procedurë të rregullt parlamentare. Deputetët nga qeveria që propozuan ndryshimet, pas takimit të mbajtur me kryetaren e KSHPK-së Tatjana Dimitrovska, deklaruan se është rënë dakord që Antikorrupsioni të përgatisë analizë dhe opinion lidhur me Ligjin për Prokurime Publik dhe t’ua dorëzojë deputetëve. Krahas mënyrës së realizimit të ndryshimeve, ndër vëzhgimet kryesore të opozitës, por edhe të disa ekspertëve, janë heqja e kontrollit administrativ të Byrosë së Prokurimeve Publike, si dhe ndryshimi i përbërjes së Komisioni Shtetëror për Ankesa pas Prokurimit Publik, në një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër kohore prej 15 ditësh, e cila vlerësohet se hap pyetje shtesë për transparencën dhe arsyetimin e këtyre ndryshimeve.

You Might Also Like

Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar

Australia hap dyert për qytetarët e Evropës

Georgievski: E formova VMRO-në për të shpëtuar nga kthetrat serbe

Editorial / Ku ateroi letra e Ali Ahmetit që ia shkroi Donald Trumpit?

Çavuşoğlu: BE-ja të jetë e sinqertë – Maqedonisë iu kërkua të ndryshojë flamurin dhe emrin, ndërsa tani t’i pranojë se nuk janë maqedonas

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article QKC: Rreziku më i madh për korrupsion në komuna, është gjatë dhënies së lejeve dhe shitjes së tokës ndërtimore
Next Article Mbahet takimi trepalësh në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, shqyrtohen disa çështje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Aksident në Veles, ndërron jetë një këmbësor pas goditjes nga kamioni
Kronika
Në Holandë kryhet për herë të parë eutanazia e një fëmije nën 12 vjeç
Bota
Rrufeja goditi pikën kufitare “Evzoni”, turistët mbetën të bllokuar
Maqedoni
Australia hap dyert për qytetarët e Evropës
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?