By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fermerët protestues bllokojnë kufirin belgo-hollandez, “paralizohet” porti i Antwerp
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Fermerët protestues bllokojnë kufirin belgo-hollandez, “paralizohet” porti i Antwerp
Bota

Fermerët protestues bllokojnë kufirin belgo-hollandez, “paralizohet” porti i Antwerp

admin
Last updated: 02/02/2024 09:46
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Protestat e fermerëve duket se po kthehen në një çështje serioze në Europë. Fermerët francezë dhe belgë janë ata që kanë zhvilluar tubime më të ashpra deri më tani, aq sa mbi 1000 traktorë bllokuan hyrjen e Parlamentit Europian në Bruksel, teksa aty zhvillohej një samit informal i 27 liderëve të bllokut.

Fermerët protestues nuk janë ndalur me kaq, pasi mëngjesin e kësaj të premte e kanë nisur duke bllokuar kamionët që të kalojnë kufirin belgo-hollandez.

Sipas Reuters, që i referohet raportimit nga qendrat e trafikut në Belgjikë dhe Holandë, të bllokuara janë disa pika kufitare, përfshirë atë të Antwerp, qyteti i dytë më i madh i Belgjikës dhe porti i dytë më i madh në Evropë.

Mediat lokale raportojnë se shumica e protestuesve kanë ardhur nga Belgjika dhe disa prej tyre janë holandezë. Ndërkohë, në Belgjikën perëndimore, fermerët kanë bllokuar kamionët të hyjnë ose të dalin nga porti i Zeebrugge, pjesë e Portit të Antëerp-Bruges, për disa ditë.

Sipas transmetuesit flamand VRT pothuajse 2,000 kamionë janë bllokuar në port.

Fermerët gjetkë në Evropë janë po aq të pakënaqur, me trazira të vërejtura në Gjermani, Poloni, Greqi, Portugali dhe Rumani. Ata po protestojnë kundër taksave të shtuara, kostove në rritje, importeve të lira që mbysin produktin vendas dhe burokracive në shpërndarjen e subvencioneve.

You Might Also Like

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Gjashtë të vdekur pas një sulm të ri nga SHBA ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge

Zelensky takohet me Mbretin Charles në Londër, kërkon ndihmë nga aleatët e NATO-s për furnizim me armë

Shekerinska: Bosnja dhe NATO po hedhin një hap më tej

Pamje prekëse nga Kharkivi – policia ukrainase shpëton fëmijët pas sulmit me dron rus në kopsht

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kush është Boris Nadezhdin, “fiksimi” i ri i Putinit?
Next Article Pashinian: Armenia më nuk mund të mbështetet te Rusia për mbrojtje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?