By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fetai riafirmoi përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë për luftimin e korrupsionit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fetai riafirmoi përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë për luftimin e korrupsionit
Maqedoni

Fetai riafirmoi përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë për luftimin e korrupsionit

admin
Last updated: 15/04/2025 18:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 prill – Në konferencën rajonale “Integriteti Global nën Rrethim: Inovacion kundër Pushtetit të Paligjshëm”, të organizuar nga SELDI dhe MCMS, Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai riafirmoi përkushtimin e Qeverisë për luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e institucioneve demokratike.

Zëvendëskryeministri Fetai, theksoi se korrupsioni përbën kërcënim serioz për zhvillimin demokratik dhe stabilitetin institucional, duke përmendur se vetëm 18 për qind e masave të planifikuara antikorrupsion janë zbatuar gjatë vitit të kaluar. Ai bëri thirrje për përgjegjësi të përbashkët dhe përpjekje të reja, pavarësisht uljes së mbështetjes ndërkombëtare, përfshirë edhe nga USAID dhe IRI.

Fetai njoftoi rifillimin e dialogut të strukturuar ndërmjet qeverisë dhe shoqërisë civile, përmes krijimit të Këshillit për Bashkëpunim mes Qeverisë dhe shoqërisë civile dhe përfshirjen e një përfaqësuesi të saj me të drejtë vote në Trupin Ndërsektorial për koordinimin e luftës kndër korrupsionit.

“Demokracia kërkon një shoqëri civile të fortë dhe të angazhuar,” deklaroi Fetai, duke riafirmuar përkushtimin e palëkundur të Qeverisë për integrimin evropian dhe sundimin e ligjit.

“Pa një gjyqësor të pavarur, prokurorë me integritet dhe gjyqtarë të paanshëm, nuk mund të ketë as luftë efektive kundër korrupsionit, as integrim të suksesshëm në BE. Transparenca dhe drejtësia nuk janë luks – ato janë zgjedhje morale dhe politike.”, përfundoi Fetai.

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Thirrje për nominime për Çmimin për Arsim dhe Zhvillim të Qëndrueshëm nga UNESKO dhe Japonia për vitin 2025
Next Article Në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara të UT-së u mbajt ligjëratë teorike-praktike për mbrojtje nga zjarri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?