By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fetai takon Gërvallën: Kontrollohen kamerat e aeroportit, nëse do të konstatohet shkelje, do të ketë përgjegjësi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fetai takon Gërvallën: Kontrollohen kamerat e aeroportit, nëse do të konstatohet shkelje, do të ketë përgjegjësi
Maqedoni

Fetai takon Gërvallën: Kontrollohen kamerat e aeroportit, nëse do të konstatohet shkelje, do të ketë përgjegjësi

admin
Last updated: 02/08/2024 21:35
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 gusht – Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë të RMV-së, Arben Fetai pas incidentit të djeshëm me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, ka shfrytëzuar vizitën e tij në Prishtinë për të takuar zyrtarët e lartë të atjeshëm.

Përmes një sqarimi në rrjetet sociale, Fetai bën me dije se në takimin që ka pasur me Ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla i ka premtuar kësaj të fundit se do të ketë përgjegjësi për rastin në fjalë dhe se institucionet tona punojnë në këtë drejtim duke parë edhe incizimet e kamerave të aeroportit.

“Pas incidentit të djeshëm në aeroportin e Shkupit, në mes të personelit privat të sigurisë të angazhuar nga kompania TAV dhe ekipit të Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, shfrytëzova praninë time në Prishtinë për të takuar Ministren e punëve të jashtme, znj. Donika Gërvalla. E informova Ministren Gërvalla se institucionet tona janë duke i kryer hetimet e nevojshme dhe se do të ketë përgjegjësi për çdo shkelje që do të mund të konstatohet nga incizimet e kamerave të aeroportit. I dëgjova shqetësimet e Ministres, e cila më njoftoi se sjellje të pahijshme karshi delegacioneve të larta të Republikës së Kosovës ka patur në mënyrë të përsëritur përgjatë viteve nga ana e personelit të sigurisë të angazhuar nga kompania në fjalë”, shkruan zv.kryeministri Fetai.

Thotë se me ministren Gërvalla janë pajtuar se “raportet ndërshtetërore në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës janë të shkëlqyera dhe se do të angazhohemi bashkërisht për t’i thelluar ato edhe më tej, mbi bazën e partneritetit, si shtete aleate që ndajnë vlera të përbashkëta dhe janë të lidhura ngushtë në çdo rrafsh”.

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Telenovela” thotë Flow në projektin më të ri
Next Article Mexhiti shpreh keqardhje për incidentin me presidenten Osmani: Të shmangen dukuri të tilla, po bëhet analizë e thellë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?