By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Filipçe: Mickoski nuk dëshiron reforma në gjyqësor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Filipçe: Mickoski nuk dëshiron reforma në gjyqësor
Maqedoni

Filipçe: Mickoski nuk dëshiron reforma në gjyqësor

admin
Last updated: 15/03/2025 16:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 mars – Gjyqësori me vite shkakton pakënaqësi te qytetarët, ka procedura shumë të ngadalta, dhe ka dyshime për ndikim të madh politik. Në vend që të zbatohen reformat reale që janë tashmë në tavolinë për herë të parë pas kaq shumë vitesh, do të ketë protesta, që është absurde dhe një politikë e paprecedentë, ka deklaruar sot kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, pas paralamërimeve të kryeministrit Hristijan Mickoski i cila tha se, nëse anëtarët e Këshillit Gjyqësor nuk dorëhiqen, do të ketë protesta masive të organizuar nga qytetarët. Filipçe shtoi se, nëse ka presione të tilla në të gjithë sistemin gjyqësor, besimi i qytetarëve nga 2% do të ulet në zero në periudhën e ardhshme.

“Qytetarët meritojnë të shohin reforma reale në gjyqësor dhe jo të përdoret mllefi i tyre që të përvetësojnë pushtein gjyqësor. Shfrytëzimi i mllefit të qytetarëve për të përvetësuar gjyqësorin, siç po bën VMRO DPMNE, është absolutisht e papranueshme dhe absolutisht jodemokratike. Kërcënimet e kryeministrit se drejtësia do të jetë çështje e popullit janë një mesazh se ai njeh drejtësi vetëm sipas standardeve të tij dhe se nuk dëshiron një gjyqësor më të mirë apo më të pavarur”

Filipçe më tej i bëri thirrje qeverisë që të ndalë presionet partiake dhe të zbatojë reforma reale të gjyqësorit.

“I bëj thirrje Qeverisë që të ndalojë presionet partiake, si ajo që bëri ndaj organeve të pavarura rregullatore. Me ndryshimin e ligjeve, ata ndryshuan anëtarët, siç po bëjnë tani me përfaqësuesit e Sindikatës dhe të gjyqësorit në tërësi, dhe përfundimisht të nisemi në rrugën e reformave reale. LSDM-ja jep përkrahje të plotë për këtë dhe këtë do ta demonstrojmë duke votuar në Kuvend për cilin do ligj nga Agjenda e Reformave”.

Kujtojmë se, më 11 mars, Kuvendi votoi interpelanca për punën e pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi . Nisma u dorëzua nga shumica parlamentare, por anëtarët e Këshillit Gjyqësor duhet të vendosin vetë nëse do të largohen nga detyra. Mickoski u bëri thirrje atyre që të respektojnë vendimin e deputetëve dhe të dorëhiqen sepse në të kundërtën, ai tha se do të nxitin protesta masive të qytetarëve.

You Might Also Like

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!

Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!

Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane

Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!

Të shtëna në Kumanovë?!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Berisha: Lista e Ramës, kandidatë me dosje në SPAK dhe patronazhistë famëzinj
Next Article Tërhiqen dy persona nga liqeni i Mavrovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

MSH Azir Aliu flet për rikonstruimin e qeverisë / Qytetarët: Jep dorëheqje, ke dështuar!
Maqedoni
Musliu ndaj Azir Aliut: Meru me probleme shëndetësore, jo me politikë!
Maqedoni
Marta Kos pritet të vizitojë Shkupin në fillim të korrikut, në fokus integrimet evropiane
Maqedoni
Editorial / Derisa MSH-së, Azir Aliu merret me ligjin e duhanit, (reklamimin e cigareve), pacientët përballen me pritje dhe mungesë kushtesh!
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?