By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Filipçe: Në çdo cikël të ardhshëm të zgjedhjeve do të dalim në mënyrë shumë të organizuar dhe shumë më të suksesshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Filipçe: Në çdo cikël të ardhshëm të zgjedhjeve do të dalim në mënyrë shumë të organizuar dhe shumë më të suksesshme
Maqedoni

Filipçe: Në çdo cikël të ardhshëm të zgjedhjeve do të dalim në mënyrë shumë të organizuar dhe shumë më të suksesshme

Redaksia
Last updated: 04/11/2024 12:51
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 nëntor – Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje nga sot e tutje. Në çdo cikël të ardhshëm të zgjedhjeve do të dalim në mënyrë shumë më të organizuar dhe më të suksesshme, theksoi sot në një konferencë për media kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas Filipçes, fakti që ka paralajmërim për zgjedhje të parakohshme parlamentare vetëm pak muaj pas formimit të Qeverisë është dëshmi se Qeveria nuk po shkon mirë.

Ai thotë se anketa e tyre në terren tregon se 65 për qind e qytetarëve nuk janë të kënaqur me punën e Qeverisë.

“Anketa jonë në terren tregon se 65 për qind e qytetarëve nuk janë të kënaqur me punën e Qeverisë. Kjo do të thotë se dy në tre qytetarë nuk janë të kënaqur me politikat ekonomike, me rënien e standardit të jetesës, nga rruga jonë evropiane. Gjithashtu, është edhe një mesazh që VLEN dhe ZNAM kanë një rol të margjinalizuar dhe praktikisht mbështetje të përgjysmuar”, tha Filipçe.

Filipçe theksoi se janë duke punuar intensivisht për të fituar besimin e anëtarëve dhe simpatizantëve të tyre, ndërsa theksoi se ka një përmirësim të dukshëm të atmosferës në organizatat partiake komunale.

“Ajo që unë dhe të gjithë bashkëpartiakët e mi kemi punuar intensivisht në muajt e fundit është fitimi i besimit të anëtarëve dhe simpatizantëve tanë. Mund të them se kemi fidbek, ka një përmirësim të dukshëm të atmosferës brenda organizatave partiake komunale, është kthyer entuziazmi, na afrohen shumë anëtarë, por edhe ata që nuk kanë votuar, kanë qëndruar në shtëpi apo kanë votuar ndonjë subjekt tjetër politik. Edhe pse ai proces nuk është i lehtë dhe kërkon kohë, mendoj se rruga e konsolidimit definitivisht ka filluar”, tha Filipçe.

Ai përkujtoi se kongresi i LSDM-së është caktuar për më 20 nëntor, ku do të zgjidhet këshilli i ri qendror, nga i cili do të dalë këshilli i ri ekzekutiv dhe lidershipi i ardhshëm i partisë.

I pyetur për udhëtimin e tij në Dubai, Filipçe tha se nuk dëshiron të komentojë gjëra nga jeta e tij private.

Lidhur me kryetaren e LDP-së-së dhe deputete Monika Zajkova, Filipçe është përgjigjur se merr ajo pjesë në koordinimet e grupit parlamentar, ndërsa sot mungon për shkak se është në një udhëtim pune në SHBA.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Frank Lampard njëri prej kandidatëve kryesor për të marrë drejtimin e gjigantit italian
Next Article QSUNT binjakëzohet me “Sheba Medical Center” në Izrael, Koçiu: Gur themeli për riorganizimin e shërbimit onkologjik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?