By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: QSUNT binjakëzohet me “Sheba Medical Center” në Izrael, Koçiu: Gur themeli për riorganizimin e shërbimit onkologjik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > QSUNT binjakëzohet me “Sheba Medical Center” në Izrael, Koçiu: Gur themeli për riorganizimin e shërbimit onkologjik
Shqipëri

QSUNT binjakëzohet me “Sheba Medical Center” në Izrael, Koçiu: Gur themeli për riorganizimin e shërbimit onkologjik

Redaksia
Last updated: 04/11/2024 12:53
By Redaksia 3 Min Read
Share
SHARE

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është binjakëzuar me qendrën spitalore më të madhe izraelite, “Sheba Medical Centër”, një partneritet strategjik i cili do të kontribuojë në rritjen e standardeve të shërbimeve shëndetësore për qytetarët shqiptarë.

Marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar në ambientet e MSHMS me praninë e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe CEO-s së “Sheba Medical Hospital”, Yitshak Kreiss.

Ministrja Koçiu theksoi se gur themeli i bashkëpunimit mes dy vendeve është mbështetja për reformimin e shërbimit të Spitalit Onkologjik bazuar në përvojat më të mira ndërkombëtare të menaxhimit. “Falë marrëveshjes së nënshkruar me “Sheba Medical Center, ekspertë të këtij spitali do të atashohen në Spitalin Onkologjik duke asistuar mjekët tanë në trajtimin e rasteve të vështira, në kohë reale përmes telemjekësisë. Pikë tjetër e dakordësuar në këtë marrëveshje është ofrimi i trajnimeve dhe njohja e mjekëve e infermierëve tanë me terapitë dhe pajisjet më inovative. Kjo marrëveshje bashkëpunimi e QSUNT me spitalin prestigjioz “Sheba”, ecën paralel me projektin madhor të Autonomisë Spitalore dhe Praktikave të Dyfishta për mjekët”, nënvizon ministrja.
Sipas saj, fuqizimi i bashkëpunimeve me qendra të tilla të ekselencës është një hallkë kyçe e programit të Autonomisë që ka filluar të zbatohet në 6 qendra spitalore në vend, e që hap pas hapi pritet të zgjerohet më tej në 17 të tilla.

“Për ne, është vërtetë një privilegj i jashtëzakonshëm të punojmë me një qendër spitalore të këtij niveli, e njohur për cilësinë, profesionalizmin dhe inovacionin që sjell në kujdesin ndaj pacientit. Por, ky është edhe një privilegj që në vijim duhet ta meritojmë, duke rritur hap pas hapi cilësinë e shërbimit të ofruar, si dhe përqafuar këtë mundësi të jashtëzakonshme që i ofrohet stafit tonë mjekësor, veçanërisht gjeneratës së re të mjekëve. Ndaj dua t’i ftoj ata që të shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u trajnuar dhe bashkëpunuar me këtë qendër që në një vit trajton 2 milion pacientë nga e gjithë bota, e që mbështet me mijëra studime shkencore e kërkime klinike”, shprehet ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Bashkëpunimi mes QSUNT-së dhe “Sheba Medical Center” krijon mundësi të reja për edukim dhe trajnim edhe për profesionistët e kujdesit shëndetësor. Duke filluar nga programet e specializimit deri tek trajnimet praktike për personelin mjekësor dhe infermieror, ky partneritet do të ndihmojë në ngritjen e standardeve të kujdesit shëndetësor në Shqipëri si dhe përkrah përpjekjet e MSHMS për të transformuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në një qendër të mirëfillta ekselence.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Filipçe: Në çdo cikël të ardhshëm të zgjedhjeve do të dalim në mënyrë shumë të organizuar dhe shumë më të suksesshme
Next Article Gogu: Reforma në Drejtësi çoi në hapjen e negociatave me BE-në

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?