By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fillkov merr pjesë në forumin ministror në Budvë BE – Ballkani Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fillkov merr pjesë në forumin ministror në Budvë BE – Ballkani Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme
Maqedoni

Fillkov merr pjesë në forumin ministror në Budvë BE – Ballkani Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme

admin
Last updated: 29/10/2024 15:43
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 tetor – Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov mori pjesë në forumin dyditor ministror BE – Ballkani Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme që po mbahet në Budvë.

Siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, në forum u riafirmua përkushtimi i fuqishëm rjaonal dhe bashkëpunimi i afërt për drejtësi dhe për punë të brendshme.

“Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor biseduan për ngjarjet e kohëmëparshme lidhur me digjitalizimin e drejtësisë dhe realizuan këmbim të mendimeve për mundësitë dhe sfidat kryesore të potencialit për shfrytëzim të zgjidhjeve interoperabile dhe teknologji të reja digjitale, përfshirë edhe inteligjencën artificiale. Bashkimi Evropian siguroi përditësim të diskutimeve rrjedhëse në BE, ems tjerash edhe për përpjekjet për digjitalizim të sistemeve të jurisprudencës dhe për dëshmitë elektronike. Pjesëmarrësit u informuan edhe për Konventën kornizë të Këshillit të Evropës për inteligjencë artificiale dhe të drejta të njeriut, demokraci dhe sundim të së drejtës”, kumtoi Ministria e Drejtësisë.

Në ditën e dytë të forumit kushtuar drejtësisë, ministri Igor Fillkov në fjalimin e vet foli për dy tema – “Drejtësia në epokën digjitale” dhe “Bashkëpunimi tejkufitar në materien penale mes partnerëve nga Ballkani Perëndimor”.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe të digjitalizimit në shekullin 21, është evidente se është e domosdoshme të gjenden mënyra si të vendoset e-drejtësia e cila para së gjithash do të mbështetet në mënyrë infrastrukturore, por edhe në funksion të realizimit të të drejtave të garantuara të njeirut dhe sundimit të së drejtës. Për këtë arsye, nevojiten përpjekje në gjetjen e zgjidhjeve të cilat do të korrespondojnë me zhvillimin e teknologjisë digjitale vizavi përforcimit të sistemit të jurisprudencës, që edhe është përmbajtur në Strategjinë nacionale për teknologji informatike-komunikuese 2023-2027. Në pjesën e drejtësisë, në suaza të Ministrisë së Drejtësisë është zhvilluar Strategjia për digjitalizim në jurisprudencë për periudhën 2019-2024. Gjithsesi, në këtë tranzicion përballemi edhe me shumë sfida. Nevojiten investime shtesë në pajisje teknologjike dhe trajnim të kuadrove, për çka pa dyshim nevojitet mbështetje financiare dhe infrastrukturore. Është e domosdoshme edhe të sigurohemi se siguria kibernetike është në nivelin më të ulët, në mënyrë që t’i mbrojmë të dhënat dhe të drejtat e të gjithëq ytetarëve”, tha Fillkov.

Ministri i Drejtësisë foli edhe për bashkëpunimin tejkufitar në materien penale. Theks i posaçëm ishte vendosur në ndryshimet ligjore për mbrojtje të të drejtave të viktimave në raste tejkufitare, kompensim të dëmit, si dhe bashkëpunim të shtetit tonë përmes Eurodrejtësisë.

“Në margjina të forumit dyditor ministror BE-Ballkani Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme që u mbajt në Budvë, ministri i Drejtësisë Igor Fillkov realizoi tre takime bilaterale – me eurokomisarin për drejtësi Didie Pejnders dhe me ministrat e drejtësisë të Hungarisë dhe Malit të Zi, Bence Tuzson dhe Bojan Bozhoviq”, informoi Minsitria e Drejtësisë.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sekuestrohet apartamenti i ish-ministrit Ilir Beqja në Vlorë
Next Article Konferencë studentore për efikasitet energjetik dhe zhvillim të qëndrueshëm – SKEEOR 2024

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?