By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Filloi mbledhja e Kuvendit, në rend dite të së cilës është shkarkimi i ministrave Mexhiti dhe Aliu
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Filloi mbledhja e Kuvendit, në rend dite të së cilës është shkarkimi i ministrave Mexhiti dhe Aliu
Maqedoni

Filloi mbledhja e Kuvendit, në rend dite të së cilës është shkarkimi i ministrave Mexhiti dhe Aliu

admin
Last updated: 09/02/2024 15:32
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 shkurt – Me 2 orë e gjysmë vonesë, filloi mbledhja e 143-të e Kuvendit, në rend dite të së cilës është shkarkimi i ministrave të Shëndetësisë dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Fatmir mexhiti dhe Azir Aliu, si dhe Propozimi për emërim të Ilir Demirit dhe Naim Bajrami në vend të tyre në këto dy resorë.

Kërkesën për shkarkim të Mexhitit dhe Aliu e parashtroi dje kryeministri teknik, Talat Xhaferi i cili është i pranishëm në mbledhje.

Para mbledhjes, konferencë për shtyp në Kuvend mbajti koordinuesi i grupit të deputetëve të ASH-së, Adnan Neziri, ndërsa deklaratë dha edhe deputeti i Aleancës për shqiptarët, Halil Snopçe.

Neziri infiormoi se Këshilli drejtues i partisë unainimisht vendosi që Mexhiti dhe Aliu të shkarkohen, ndërsa në vend të tyre të emërohen Ilir Demiri dhe Naim Bajrami. Siç tha Neziri, Mexhiti dhe Alii janë sjellë në kundërshtim me kodein etik partiak dhe vlerat e definuara me orientim perëndimor, ndërsa tubimi i djeshëm në Kumanovë, përmendi, nuk ka qenë legjitim. Snipçe, ndërkaq, kumtoi se ASH nuk ka kërkuar shkarkim të Mexhitit dhe Aliut, si dhe se anëtarë të partisë të cilët nuk dakordohen që ASH-ja të shkojë në zgjedhje me opozitën, përmes Artan Grubit dëshirojnë të kryejnë puç në Aleancën prë ahqiptarët.

“Këshilli drejtues i partisë vendosi se Mexhiti dhe Aliu duhet të shkarkohen nga detyrat dhe unanimisht propozoi që Ilir Demiri dhe Naim Bajrami të emërohen ministra të rinj. Demiri aktualisht është mjek në spitalin klinik të Tetovës, ndërsa Bajrami është magjistër i shkencave politike. Bëhet fjalë për dy emra të njohur, të shquar dhe të dëshmaur, për të cilët jemi të bindur se me ndershmëri dhe profesionalitet do t’i kryejnë obligimet e tyre në Qeverinë aktuale. Këto propozime në procedurë zyrtare i janë dërguar kryeministrit, në mënyrë që ai t’i propozojë për votim në Kuvend”, theksoi Neziri.

Sipas Snopçes, organet e ASH-së qëndrojnë prapa Mexhitit dhe Aliut.

“Sot në mbledhje parashihet të shkarkohen Mexhiti dhe Aliu. ASH nuk ka kërkuar një gjë të tillë nga Qeveria, përkatësisht nga kryeminsitri teknik Xhaferi. Organet e ASH-së qëndrojnë prapa Mexhitit dhe Aliut, ndërkaq kjo u dëshmua edhe mbrëmë, kur sollëm vendim se e mbështesim thirrjen e kryetarit tonë Taravari, në zgjehdje të shkojmë me opozitën. Kush ia parashtroi kërkesën Xhaferit për shkarkim të Mexhitit dhe Aliut, cili trup apo organ i ASH-së? A do të ketë tnai BDI-ja dy ministra të rinj? Porosis se ASH nuk ka kurfarë obligimi t’i respektojë marrëvehsjet me këtë qeveri, me LSDM-në apo me ndonjë tjetër”, tha Snopçe.

Kërkesa pë shkarkim të Mexhitit dhe të Aliut vjen pasi që ata e mbështetën kryetarin e Aleancës për shqiptarët (ASH) Arben taravarin, i cili paralajmëroi se në zgjedhje do të shkojë me opozitën shqiptare, prëderisa krahu i ASH-së i kryesuar nga Ziadin Sela paralajmëroi se në zgjedhjet për deputetë më 8 maj, ASH-ja duhet të paraqitet e vetme.

Mbledhja fillii me Propozim-ligjin për konfiskim të pronës në procedurë civile të cilin për momentin poe arsyeton zëvendëskryeministrja Sllvaica Gërkovska.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në mbledhjen e 143-të janë edhe Propozim-Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për masat restriktive, në lexim të parë dhe ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për planifikim urbanistik, për ndërtim, për të drejtat e posaçme të pjesëtarëve të forcave të sigurisë të Republikës së Maqedonisë dhe të anëtarëve të familjeve të tyre, të gjithë në procedurë të shkurtuar. Kuvendi duhet të dekalrohet edhe për tre nisma qytetare për referendume. 

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Takimi Xhaferi Filipidu: Vazhdon bashkëpunimi dhe mbështetja e përgjithshme ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë si fqinjë të ngushtë, partnerë dhe aleatë
Next Article Takimi Xhaferi – Angelov: Marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim i suksesshëm në NATO dhe në rrugën drejt BE-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?