By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Takimi Xhaferi Filipidu: Vazhdon bashkëpunimi dhe mbështetja e përgjithshme ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë si fqinjë të ngushtë, partnerë dhe aleatë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Takimi Xhaferi Filipidu: Vazhdon bashkëpunimi dhe mbështetja e përgjithshme ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë si fqinjë të ngushtë, partnerë dhe aleatë
Maqedoni

Takimi Xhaferi Filipidu: Vazhdon bashkëpunimi dhe mbështetja e përgjithshme ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë si fqinjë të ngushtë, partnerë dhe aleatë

admin
Last updated: 09/02/2024 15:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 9 shkurt – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet fuqimisht e vendosur dhe e përkushtuar për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh me Greqinë dhe do të vazhdojë të manifestojë bashkëpunim konstruktiv dhe aktiv në të gjitha fushat në periudhën e ardhshme, theksoi kryeministri i Qeverisë teknike, Talat Xhaferi në takimin e sotëm me ambasadoren greke në vend, Sofia Filipidu.

Siç bënë t ditur nga pres shërbimi qeveritar,  në takim u konfirmuan marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunimi i frytshëm në përgjithësi mes dy vendeve, si fqinjë, partnerë dhe aleatë të ngushtë në NATO. Njëkohësisht, u shkëmbyen mendime për situatën aktuale politike dhe u shqyrtuan masat dhe aktivitetet që Qeveria i zbaton në drejtim të implementimit të obligimeve nga Marrëveshja e Prespës dhe organizimi i zgjedhjeve të dyfishta të ardhshme në vend.

Duke falënderuar Greqinë për mbështetjen e integrimit evropian të vendit, si dhe për bashkëpunimin aktiv në kuadër të NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare dhe rajonale, Xhaferi shprehu shpresë se të dy shtetet do të vazhdojnë të punojnë në mënyrë aktive drejt realizimit të vizionit të përbashkët për një rajon ekonomikisht të prosperuar dhe stabil, të integruar në familjen e madhe evropiane të kombeve.

“Kryeministri e informoi ambasadoren se Qeveria do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive në zbatimin e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës, me të cilën u hap një kapitull i ri në marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, dhe në këtë drejtim shprehu pritje për përmbushjen e detyrimeve të marra nga të dyja palët”, theksohet në kumtesë.

Ambasadorja Filipidu ia uroi zgjedhjen për Kryetar të Qeverisë dhe shprehu shpresën se bashkëpunimi i frytshëm i deritanishëm me Xhaferin dhe energjia dhe përkushtimi i tij personal i investuar si Kryetar i Kuvendit në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, do të vazhdojë edhe në pozitën e tij të re.

“Filipidu e riafirmoi mbështetjen e Greqisë për procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që u konfirmua edhe personalisht në letrën e urimit të Kryeministrit grek Kirijakos Micotakis drejtuar Kryeministrit Xhaferi, me marrjen e tij të postit të Kryetarit të Qeverisë” shtohet në kumtesën e Qeverisë.

Në takim u shkëmbyen mendime për bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e këmbimit tregtar, për investimet strategjike në energjetikë, si dhe u konfirmua përkushtimi që në të ardhme të punohet në pëforcimin akoma më të madh të lidhjeve ekonomike dhe investimeve në infrastrukturë dhe në ndërlidhjen reciproke. 

You Might Also Like

FOKUS: Zyrtar i BDI-së i dyshuar për zjarrvënie, në shtëpi i gjenden materiale djegëse!

Prokuroria për vrasjen në Batincë: Autori është identifikuar, por është në arrati

Pasdite vazhdon debati për amendamentet e ribalancit të Buxhetit

Fetai përkujton viktimat e gjenocidit të Srebrenicës: Drejtësia është kusht për paqe të qëndrueshme

Kasami përkujton viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Albin Kurti ndryshon mendje, nuk i vjen “mysafir” Sheqerinskës në Shkup
Next Article Filloi mbledhja e Kuvendit, në rend dite të së cilës është shkarkimi i ministrave Mexhiti dhe Aliu

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dortmundi cakton çmimin për Karim Adeyemin
Sport
Një shqiptare shpëton Zvicrën/ Riola Xhemaili siguron kualifikimin në Kampionatin Europian
Sport
Wengeri i del në mbrojtje Kupës së Botës për Klube
Sport
Arrihet marrëveshja, finalja e Botërorit 2030 do të luhet në ‘Santiago Bernabeu’
Sport

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?