By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fillon hartimi i Studimit për valorizimin e vlerave natyrore të masivit të Jabllanicës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fillon hartimi i Studimit për valorizimin e vlerave natyrore të masivit të Jabllanicës
Maqedoni

Fillon hartimi i Studimit për valorizimin e vlerave natyrore të masivit të Jabllanicës

admin
Last updated: 12/05/2025 11:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 maj – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor fillon me hartimin e Studimit për vlerësimin e vlerave natyrore të masivit të Jabllanicës, si hap i parë dhe thelbësor në procesin e shpalljes së këtij territori si zonë e mbrojtur, në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e natyrës.

Nisma për shpalljen e Jabllanicës zonë e mbrojtur është parashtruar nga komunat Strugë dhe Vevçan, bashkësitë lokale dhe sektori civil, ndërsa Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e saj të 116-të, të mbajtur më 22 janar 2019, e ka obliguar Ministrinë që në bashkëpunim me të dyja komunat të sigurojë mjete financiare për hartimin e këtij Studimi. Në kuadër të Programës për natyrën për vitin 2025 është siguruar buxhet dhe është nënshkruar kontratë për realizimin e  hartimit të Studimit.

Ky proces do të përfshijë përgatitjen e versionit përfundimtar të Studimit në përputhje me rregullativën ligjore, krijimin e bazës së të dhënave për biodiversitetin, gjeodiversitetin, habitatet, hidrologjinë dhe elementë të tjerë natyrorë, hulumtime në terren dhe përpunim të të dhënave përmes GIS-it për të dhëna me rëndësi kombëtare dhe të BE-së, organizimin e dy takimeve publike konsultative me palët e interesuara për përfshirje në përfundimin e dokumentit.

Mali i Jabllanicës përfaqëson një pasuri natyrore me vlera të jashtëzakonshme biologjike dhe gjeologjike. Ai tashmë është pjesë e Rrjetit Kombëtar Emerald të zonave me rëndësi të veçantë për ruajtjen e natyrës dhe është identifikuar si zonë potenciale për përfshirje në rrjetin e ardhshëm Natura 2000.

Hartimi i këtij Studimi përbën bazë profesionale thelbësore për procesin e mëtejshëm të shpalljes së Jabllanicës si zonë e mbrojtur, që do të mundësojë mbrojtje afatgjatë dhe menaxhim të qëndrueshëm të njërit prej rajoneve më të vlefshëm natyrorë në vend.

Në vitin 2023, Ministria e e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor financoi dhe përgatiti një Studim socio-еkonomik për shpalljen e Malit Jabllanicë si zonë e mbrojtur, pra park kombëtar, siç është pjesa e Jabllanicës në Republikën e Shqipërisë, e shpallur në vitin 2008.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mickoski: Janë reale gjasat për rritje midis 3,5 dhe 4 për qind në tremujorin e parë
Next Article Meksika padit Google për ndryshimin e emrit të Gjirit të Meksikës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?