By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski: Janë reale gjasat për rritje midis 3,5 dhe 4 për qind në tremujorin e parë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Mickoski: Janë reale gjasat për rritje midis 3,5 dhe 4 për qind në tremujorin e parë
EkonomiMaqedoni

Mickoski: Janë reale gjasat për rritje midis 3,5 dhe 4 për qind në tremujorin e parë

admin
Last updated: 12/05/2025 11:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 maj – Bazuar në treguesit fillestarë, janë reale gjasat që rritja ekonomike e vendit në tremujorin e parë të jetë midis 3,5 dhe 4 për qind dhe të jemi një nga më të mirët në Evropë, tha kryeministri Hristijan Mickoski në panelin e parë të Samitit “Maqedonia 2025” i cili mbahet në Shkup duke filluar nga sot.

Sipas tij, nëse situata në ekonominë evropiane, veçanërisht në industrinë e automobilave, përmirësohet, atëherë ka gjasa për performancë edhe më të lartë që do të sillet midis pesë dhe gjashtë për qind.

Kryeministri e përshkruan Maqedoninë si një udhëkryq të madh ku siç tha, “ndërthuren korridoret 8, 10 dhe 11, të cilat shtoi ai, “janë shumë të rëndësishëm për krahun jugor të NATO-s dhe prandaj përpjekjet tona të ardhshme do të drejtohen drejt zhvillimit intensiv të infrastrukturës”.

“Ne kemi potencial dhe për nga performanca jemi para gjithë të tjerëve. Viti i parë i mandatit ka qenë shumë i vështirë dhe plot sfida sepse duhej të ndalonim rënien e lirë me të cilën përballej vendi dhe është joreale të fillojmë reformat kur ende zgjidhim probleme themelore, thelbësore”, theksoi Mickoski.

Në Samitin “Maqedonia 2025” marrin pjesë mbi 500 mysafirë – ekspertë ekonomikë, drejtorë të “think- tank”, ish kryeministra dhe ato aktual, ministra nga vendi dhe jashtë vendit, si dhe ekspertë nga komuniteti shkencor nga më shumë vende. Në fokus është përshpejtimi i rritjes ekonomike, politikat digjitale dhe inovacionet për një ekonomi të gatshme për të ardhmen, harmonizimi i potencialit ekonomik me investime inteligjente, roli i diasporës në rritjen nacionale. Pjesëmarrësit do të diskutojnë gjithashtu për decentralizimin e pushtetit – të ardhmen e parave, medias dhe lirisë digjitale, ridefinimin e strategjive, investimet e huaja direkte, si dhe edukimin e së ardhmes – duke formësuar liderë, mendimtarë dhe inovatorë.

You Might Also Like

Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Rezervat devizore në Maqedoninë e Veriut janë 5,2 miliardë euro

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Viktor Cakiqi po shënon histori, behet edhe kampion i Gjermanisë
Next Article Fillon hartimi i Studimit për valorizimin e vlerave natyrore të masivit të Jabllanicës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?