By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fitorja e Vangjel Tavos në Himarë, Basha gjen fajtorin për humbjen e PD
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Fitorja e Vangjel Tavos në Himarë, Basha gjen fajtorin për humbjen e PD
Shqipëri

Fitorja e Vangjel Tavos në Himarë, Basha gjen fajtorin për humbjen e PD

admin
Last updated: 05/08/2024 14:48
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Për Lulzim Bashën fajtori për humbjen e kandidatit opozitar Petro Gjikuria përballë Vangjel Tavos në zgjedhjet për bashkinë e Himarës është kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në një postim të gjatë në Facebook, Basha analizon dështimin e opozitës në qytetin bregdetar, duke akuzuar Berishën për një pazar me kryeministrin Edi Rama, viktimë të së cilit janë himarjotët dhe demokratët.

“Sali Berisha ka shitur demokratët për të mbrojtur veten, sepse nuk ka as hallin e Himarës as hallin e Shqipërisë, por vetëm hallin e tij. Demokratët dhe qytetarët e Himarës janë viktimë e pazarit Rama-Berisha. Tani kishte vulën, komisionerët dhe fondet, me të cilat justifikohej për humbjen dërrmuese të 2023, po sot pse e humbi Himarën?! Sepse interesi i tij nuk është fitorja, por përdorimi i PD-së si strehë për të mbrojtur interesat e tij dhe familjes së tij.”

Në vijim, Basha akuzon Berishën se “u ul në prehrin e Edi Ramës”, duke shkatërruar bashkë me kryeministrin reformën zgjedhore dhe se ka gënjyer demokratët duke premtuar se do të shkonim në zgjedhje me qeveri teknike.

“Pasi amnistoi të korruptuarit bashkë me Ramën, pasi mbylli listat bashkë me Ramën, Sali Berisha nuk mund të mashtrojë më për dorëzimin toptan të opozitës në këmbët e ortakut të tij. Po! Edi Rama është shkatërruesi i zgjedhjeve në Shqipëri. Ai, ashtu si Sali Berisha, është i gatshëm të bëjë gjithçka për interesin e tij. Sali Berisha mbrojti vjedhjen e zgjedhjeve nga Edi Ramen në 2021 vetëm se i interesonte të më sulmonte dhe fajësonte mua, ndërsa sot vazhdon të justifikohet për të pestën herë brenda 2 vitesh për humbje zgjedhjesh, edhe pse demokratëve u premtoi në foltoret e 2021 se ai do e shporrte Ramën për 6 muaj. Por u ul në prehrin e Edi Ramës, amnistoi me votat e tij të korruptuarit e Edi Ramës, shkatërroi reformën zgjedhore, gënjeu se do të merrte qeveri teknike e të drejtën për lista koalicionesh kur në fakt bashkoi votat me Edi Ramën për të mbyllur listat, e në këmbim Rama t’i jepte në shkelje të çdo ligji vulën e PD si dhe bashkoi votat me Edi Ramën për të vënë nën kontrollin qeveritar KLSH.”

Për Bashës, zgjedhjet pjesshme në Himarë treguan se “nuk ka revolucion, nuk ka rrëzim të Ramës, ka vetëm pazar përmes të cilit Rama i jep vulën dhe Berisha i dhuron pushtetin”.

“Ajo që Rama dhe Berisha orkestruan në Himarë, është parathënia e asaj që duan të bëjnë në zgjedhjet e ardhshme në gjithë Shqipërinë. Ky pazar i nisur pas 9 shtatorit 2021 është edhe një pazar kundër SPAK, kundër ndryshimit, kundër Shqipërisë. Shqiptarët meritojnë më shumë, ndaj ne do të qëndrojmë të vendosur kundër korrupsionit dhe bashkëpunimit politiko-financiaro-mediatik ku janë shkrirë në një parti të vetme Edi Rama dhe Sali Berisha.”

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Akuzat për pronën në Vuno, Rama: Jo 22.4 Ha pyll dhe kullotë, po as detin e tërë nuk do ta pranoja
Next Article Të implikuar funksionarë dhe ish funksionarë të drejtësisë?/ SPAK i kërkon informacion shtesë Belgjikës dhe Francës për dosjen “Toyota Yaris”, letërporosi kodet e tjera të SKY ECC

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?