By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Të implikuar funksionarë dhe ish funksionarë të drejtësisë?/ SPAK i kërkon informacion shtesë Belgjikës dhe Francës për dosjen “Toyota Yaris”, letërporosi kodet e tjera të SKY ECC
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Të implikuar funksionarë dhe ish funksionarë të drejtësisë?/ SPAK i kërkon informacion shtesë Belgjikës dhe Francës për dosjen “Toyota Yaris”, letërporosi kodet e tjera të SKY ECC
Shqipëri

Të implikuar funksionarë dhe ish funksionarë të drejtësisë?/ SPAK i kërkon informacion shtesë Belgjikës dhe Francës për dosjen “Toyota Yaris”, letërporosi kodet e tjera të SKY ECC

admin
Last updated: 05/08/2024 14:49
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

SPAK i kërkon të dhëna shtesë Belgjikës dhe Francës dhe i dërgon me letërporosi kodet e tjera të SKY ECC për dosjen e prokurorëve të “Toyota Yaris”.

Sipas burimeve, SPAK kërkon identifikimin e tyre pas hetimeve ku dyshohen se janë të implikuar edhe funksionarë dhe ish funksionarë të drejtësisë.

Kjo vjen një javë pas katër masave ndaj kryeprokurorit të pezulluar të Vlorës  dhe tre të tjerëve.

Javën e kaluar Gjykata e Posaçme urdhëroi të mos publikohet vendimi duke paralajmëruar hetime për nxjerrje të sekretit hetimor.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se ka mjaft gjyqtarë dhe prokurorë që përmenden se janë korruptuar nga të dyshuarit dhe tarifat që kërkonte secili prej tyre.

Pas këtyre dyshimeve, SPAK po mbledh prova për të implikuar të dyshuar.

Më 31 korrik, GJKKO la në fuqi masën arrest në burg për kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka.

Ai mohoi përfshirjen dhe hodhi poshtë transkriptimet dhe dyshimet se ka ndërhyrë për mbylljen e disa hetimeve në Tiranë dhe në Vlorë.

Sipas SPAK, bëhet fjalë për ndikime tek funksionarë të drejtësisë për të lehtësuar dosjen “Toyota Yaris”, që nga një hetim për grup kriminal dhe pastrim parash prej 3.4 milionë euro u mbyll me një të dënuar.

Për këtë çështje gjatë ditës janë sekuestruar disa dosje e fashikuj njëlloj si edhe për të tjera, si ajo e vendimmarrjeve për hetimin pasuror ndaj të shumë kërkuarit Suel Çela, proceduar nga ish krimet e rënda , apo dy dosje të kultivimit të drogës dhe të një vjedhjeje rrobash në një qendër tregtare.

Jo zyrtarisht TCH mëson se lista e gjyqtarëve ish prokurorëve dhe ish gjyqtarëve të lakuar është mbi 14, për të cilët tregohet se si është ndërhyrë, por që për SPAK nevojitet të mblidhen prova për të vërtetuar se ata u korruptuan apo u ndikuan. E sigurt është që çështja mbetet e hapur, sepse siç pranon zyrtarisht SPAK hetimet vazhdojnë ndaj personave të tjerë, dhe ky rreth është ndaj funksionarëve të drejtësisë.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fitorja e Vangjel Tavos në Himarë, Basha gjen fajtorin për humbjen e PD
Next Article Dy ekipet që Messi nuk iu ka shënuar asnjëherë gol në La Liga

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?