By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: FIZHT me thirrje të re publike “Grante të bashkëfinancuara për komercializimin e inovacioneve”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > FIZHT me thirrje të re publike “Grante të bashkëfinancuara për komercializimin e inovacioneve”
Ekonomi

FIZHT me thirrje të re publike “Grante të bashkëfinancuara për komercializimin e inovacioneve”

admin
Last updated: 26/04/2024 16:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 prill – Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik sot shpalli thirrjen publike “Grante të bashkëfinancuara për komercializimin e inovacioneve”, përmes së cilës janë siguruar 8 milionë euro për mbështetje të projekteve për komercializimin e inovacionit në ndërmarrjet vendase.  Afati i aplikimit për thirrjen publike “Grante të bashkëfinancuara për komercializimin e inovacioneve” është deri më 4 qershor 2024, ora 14:00. Më shumë informacion rreth thirrjes mund të gjeni në këtë link.

Nga FIZHT informojnë se fondi i përgjithshëm shpërblyes i thirrjes është 8 milionë euro, ndërsa Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik ofron mbështetje financiare në vlerë prej 20 milionë denarë, gjegjësisht financim deri në 70% ose deri në 60% të buxhetit të përgjithshëm të projektit, varësisht nga numri i punonjësve dhe të ardhurave vjetore të realizuara në dy vitet e fundit. Kohëzgjatja e projekteve mund të jetë deri në 24 muaj.

Siç theksojnë, thirrja u dedikohet ndërmarrjeve që duan të zhvillojnë produkt, shërbim apo proces inovativ, vetëm ose në bashkëpunim me ndërmarrje dhe/ose institucion tjetër që ushtron arsimin e lartë, gjegjësisht veprimtari kërkimore-shkencore. Mbështetja financiare ofrohet për ndërmarrjet vendase që kanë projekte me qëllim të qartë komercial, që janë në fazën e prototipit dhe deri në fazën parakomerciale. Nëse propozim projekti dorëzohet nga një konsorcium, në atë rast propozim projekti dorëzohet nga aplikuesi udhëheqës, ku anëtarë të konsorciumit mund të jenë ndërmarrje, institucione të arsimit të lartë dhe institucione kërkimore shkencore nga vendi dhe jashtë.

“Gjithashtu, me këtë instrument inkurajojmë ndërmarrjet që të kërkojnë burime shtesë financimi, kështu që nëse për kohëzgjatjen e projektit dhe deri në miratimin e raportit përfundimtar nga Fondi, përfituesi paraqet vërtetimin e një investitori tërheqës i cili ka investuar një shumë të barabartë me të paktën 50% të shumës së mbështetjes financiare të dhënë nga Fondi ndaj përfituesit, përfituesi do të lirohet nga detyrimi për pagesën rojallti”, theksojnë nga Fondi.

Nga FIZHT thonë se aktivitetet që do të miratohen për financim në kuadër të thirrjes janë për: hulumtim dhe zhvillim, testim, aktivitetet në lidhje me mbrojtjen e pronësisë intelektuale, dizajn, zhvillim të linjave pilot, aktivitete që lidhen me sigurimin e cilësisë dhe aktivitetet e marketingut dhe shitjes.

“Kriteret kryesore sipas të cilave do të vlerësohen propozim projektet janë: shkalla e inovacionit, cilësia e projektit, kapaciteti i ekipit të projektit, potenciali i tregut dhe ndikimi i projektit. Procesi i evaluimit të propozim projekteve do të zhvillohet në dy faza: faza e para-përzgjedhjes e cila kryhet nga tre ekspertë vendas për projekt, dy ekspertë nga fushat që korrespondojnë me kriteret e vlerësimit dhe një person nga fusha që korrespondon me propozim projektin. Faza e dytë, pra faza e përzgjedhjes, kryhet nga Komiteti ndërkombëtar për Miratimin e Investimeve, i cili merr edhe vendimin përfundimtar për financimin e projektit”, njoftojnë nga FIZHT. 

You Might Also Like

Rritje e qarkullimit në industri

Tregti më e shpejtë më pak barriera: Korridoret e gjelbra hapin derën drejt tregut të BE-së

Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

Rezervat devizore në Maqedoninë e Veriut janë 5,2 miliardë euro

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Luis Enrique thumbon Mbappen: Vitin tjetër do të jemi më të mirë
Next Article Protesta para Bashkisë së Tiranës, protestuesit hodhën molotov

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?