By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Flakë në det”, arrestohen dhe 3 persona të tjerë me urdhër të GJKKO
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > “Flakë në det”, arrestohen dhe 3 persona të tjerë me urdhër të GJKKO
Kronika

“Flakë në det”, arrestohen dhe 3 persona të tjerë me urdhër të GJKKO

admin
Last updated: 01/05/2024 10:51
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Me urdhër të GJKKO, janë arrestuar dhe 3 persona të tjerë në kuadër të operacionit “Flakë në det”. Ata akuzohen për “trafikim narkotikësh” dhe si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Siç raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci ata janë: Alket Deda, Ksenofon Bodo dhe Selami Lushkaj. Mësohet se ata janë pjesë e grupit të Gëzim Çelës. Ish-polici që njihet ndryshe si “baroni i drogës” ra në pranga Dhjetorin e shkuar në Ferizaj të Kosovës.

Po cila është lidhja e tij me operacionin në fjalë?

55 vjeçari doli në përgjimet për “Flakë në det” dhe u shpall në kërkim nga SPAK Tetorin e 2023-it për “trafik kokaine në mes të detit”. Personi që kishte dijeni për vendndodhjen e tij e madje e shoqëronte me makinë, ishte shefi i komisariatit të Kurbinit Dritan Metaj, i cili po ashtu u vu në pranga në kuadër të këtij operacioni antidrogë.

“Në vijim të veprimeve proceduriale, në lidhje me procedimin penal nr. 185, të vitit 2023, në kuadër të të cilit, është zhvilluar operacioni policor i datës 15.08.2023, i emërtuar “Flakë në det”, ku nëpërmjet detit është tentuar të trafikohet një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 46, datë 29.04.2024, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, për caktimin e masës së sigurimit për personat nën hetim A. D., S. L. dhe K. B., si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. Masat e sigurimit ndaj personave nën hetim A.D. S.L. dhe K.B., janë ekzekutuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në datën 30.04.2024”, njofton SPAK.

Kujtojmë se operacioni u zhvillua më 15 Gusht të vitit të shkuar, ku në pranga ranë 4 shqiptarë dhe dy ukrainas. U prangosën: Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë; Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë; Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç; Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë dhe dy shtetas ukrainas: Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë; Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë. Ata u kapën duke trafikuar lëndë narkotike me mjete lundruese.

You Might Also Like

Gruas nga Maqedonia i konfiskohen lirat, po udhetonte nga Stambolli në Tetovë

Ndalohet një shofer në Tetovë, voziste nën ndikimin e alkoolit

Shoferi i cili goditi për vdekje një 68-vjeçar në Shkup pranon fajin në gjykatë

Ndalohen dy persona nga Negotina, kapen duke transportuar emigrantë nga Egjipti dhe Iraku

Gostivar – Babë e bir thirren në polici pas denoncimit për sulm ndaj familjarit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Bislimi takohet me deputetët zviceranë Cedric Wermuth e Roger Golay dhe Kryetarin e Këshillit Nacional, Eric Nussbaumer
Next Article Shtetasi nga Maqedonia dyshohet se plagosi rëndë një 63-vjeçar në Gjermani

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?