By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bislimi takohet me deputetët zviceranë Cedric Wermuth e Roger Golay dhe Kryetarin e Këshillit Nacional, Eric Nussbaumer
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bislimi takohet me deputetët zviceranë Cedric Wermuth e Roger Golay dhe Kryetarin e Këshillit Nacional, Eric Nussbaumer
Maqedoni

Bislimi takohet me deputetët zviceranë Cedric Wermuth e Roger Golay dhe Kryetarin e Këshillit Nacional, Eric Nussbaumer

admin
Last updated: 01/05/2024 10:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në Bundeshaus, në Bern, ditën e djeshme Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua me deputetët zviceranë, pjesë të Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Zvicër, Cedric Wermuth dhe Roger Golay, si dhe me Kryetarin e Këshillit Nacional, Eric Nussbaumer, i cili ka qenë më herët pjesë e këtij grupi.

Ky takim e bisedë miqësore u fokusua në trajtimin e çështjeve që ndërlidhen me thellimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve tona, si në aspektin ekonomik, social e kulturor. U theksua dhe roli pozitiv e i rëndësishëm i mërgatës sonë në kontributin e tyre në jetën shoqërore në Zvicër. Zëvendëskryeministri Bislimi foli dhe për progresin që ka njohur vendi ynë, politikat e ndërmarra dhe potencialin tonë për rritje të vazhdueshme e të qëndrueshme.

Më tej u bisedua dhe rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi rëndësinë që bart anëtarësimi i vendit tonë në këtë organizatë për shtetin tonë por edhe për demokracinë evropiane.

Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen e vlerësimin e lartë për miqësinë e partneritetin mes dy vendeve tona. Përfaqësues të Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Zvicër pritet që së shpejti ta vizitojnë dhe vendin tonë.

Gjatë qëndrimit në Bundeshaus, zëvendëskryeministri Bislimi u takua dhe me Sekretaren e Shtetit për çështje ekonomike, Helene Budiger Artieda, ku u theksua veçanërisht fuqizimi i bashkëpunimit në rrafshin ekonomik dhe thellimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Zvicrës.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dita ndërkombëtare e punës do të shënohet me protestë të 1 majit dhe kërkesa drejtuar qeverisë së re
Next Article “Flakë në det”, arrestohen dhe 3 persona të tjerë me urdhër të GJKKO

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?