By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Forcim i bashkëpunimit me policinë britanike në luftën kundër krimit të organizuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Forcim i bashkëpunimit me policinë britanike në luftën kundër krimit të organizuar
Shqipëri

Forcim i bashkëpunimit me policinë britanike në luftën kundër krimit të organizuar

admin
Last updated: 28/11/2026 13:22
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 20 nëntor, Argument – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, mirëpriti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Koordinatorin e Policive Britanike për Ballkanin Perëndimor, Nick Bellingham, i cili drejton Portofolin e 43 Policive Britanike për Ballkanin Perëndimor, dhe delegacionin që e shoqëronte.

Takimi, në të cilin morën pjesë edhe drejtorët e departamenteve të Policisë Kriminale dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, si dhe Drejtori i Institutit të Policisë Shkencore, synoi konsolidimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

Gjatë fjalës së mbajtur në takim, Hita falënderoi Bellingham dhe delegacionin që e shoqëronte për gatishmërinë e agjencive ligjzbatuese britanike për të bashkërenduar punën me strukturat e Policisë së Shtetit shqiptar.

Si tregues të suksesit dhe konkretizimit të këtij bashkëpunimi, Hita përmendi Task-Forcën e përbashkët kundër migracionit të paligjshëm, e cila është kthyer në një model efektiv ndërinstitucional, me rezultate të matshme, ulje drastike të rasteve dhe goditje të forta ndaj krimit të organizuar. Gjithashtu, Hita evidentoi ekspertizën e avancuar dhe asistencën e ndërsjellë me Policinë Shkencore, elemente të cilat kanë forcuar ndjeshëm kapacitetet hetimore dhe provueshmërinë ligjore.

Ndërkaq, Bellingham vlerësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit si një model të suksesshëm bashkëpunimi ndërkombëtar. Ai gjithashtu vlerësoi profesionalizmin e Policisë së Shtetit dhe shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen për ta çuar më tej këtë partneritet.

Takimi promovoi qëllimin e të dyja agjencive për të intensifikuar bashkëpunimin, me fokus shtimin e ekipeve të përbashkëta hetimore për goditjen e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, si dhe specializimin e mëtejshëm të strukturave të Policisë së Shtetit në fushat e krimit kibernetik dhe pastrimit të parave, nëpërmjet trajnimeve dhe ekspertizës britanike.

Një tjetër objektiv kyç i zgjerimit të bashkëpunimit është asistenca teknike dhe profesionale për përfundimin me sukses të procesit të akreditimit të Institutit të Policisë Shkencore, që do të garantojë standardet më të larta të ekspertizës dhe hetimeve.

Gjithashtu, gjatë takimit, Hita dhe Bellingham vlerësuan rolin e oficerëve të kontaktit në koordinimin efektiv të bashkëpunimit operacional ndërmjet dy policive.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hoxha: Synojmë mbylljen e 5-6 kapitujve të negociatave me BE deri në fund të vitit, në pranverë nis hartimi i Traktatit të Anëtarësimit
Next Article Komisioni i Ligjeve miraton projektbuxhetin 2027, fonde shtesë për disa institucione

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?