By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Hoxha: Synojmë mbylljen e 5-6 kapitujve të negociatave me BE deri në fund të vitit, në pranverë nis hartimi i Traktatit të Anëtarësimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Hoxha: Synojmë mbylljen e 5-6 kapitujve të negociatave me BE deri në fund të vitit, në pranverë nis hartimi i Traktatit të Anëtarësimit
Shqipëri

Hoxha: Synojmë mbylljen e 5-6 kapitujve të negociatave me BE deri në fund të vitit, në pranverë nis hartimi i Traktatit të Anëtarësimit

admin
Last updated: 28/11/2026 13:22
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 20 nëntor, Argument – Shqipëria synon të mbyllë pesë ose gjashtë kapituj negociues deri në fund të vitit 2026, ndërsa në pranverën e vitit 2027 pritet të nisë hartimi i Traktatit të Anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në një intervistë për Report TV, bëri të ditur se ekipi negociator ka dorëzuar pozicionet negociuese për pesë kapituj dhe tashmë pritet vlerësimi i Komisionit Europian, përpara se vendet anëtare të marrin vendimin përfundimtar për mbylljen e tyre.

“Jemi në fazën që kemi planifikuar. Ekipi negociator ka dorëzuar pozicionet tona negociuese për pesë kapituj. Do të shohim nëse do të mbyllen pesë apo gjashtë. Shpresoj që pesë ose gjashtë kapituj të mbyllen brenda vitit. Ne e kemi bërë punën tonë”, u shpreh Hoxha.

Ai theksoi se procesi do të vijojë me vlerësimet dhe diskutimet në strukturat përkatëse të Bashkimit Europian, përfshirë COELA-n dhe COREPER-in, ndërsa verdikti përfundimtar do të jepet nga vendet anëtare, në bashkëpunim me presidencën e radhës.

Sa i përket hartimit të Traktatit të Anëtarësimit, Hoxha u shpreh se pret që Shqipëria të ndjekë modelin e Malit të Zi, ku pas mbylljes së rreth 12 kapitujve, Këshilli vendosi krijimin e një grupi ad hoc për hartimin e projekttraktatit.

“Pasi të kemi arritur një masë kritike në mbylljen e kapitujve, pres që Këshilli të vendosë nisjen e procesit të hartimit të projekttraktatit. Në pranverën e ardhshme do të nisë hartimi i traktatit. Është një rrugëtim i mrekullueshëm, plot shpresë”, deklaroi ministri.

Në intervistë, Hoxha u ndal edhe te buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2027, i cili arrin në 3,91 miliardë lekë, me një rritje prej 85%. Sipas tij, ky është buxheti më i madh në historinë e diplomacisë shqiptare dhe në fokus të tij është mbështetja e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ministri bëri të ditur se 180 milionë lekë janë parashikuar për aktivitete të dedikuara për integrimin europian, ndërsa një prioritet do të jetë forcimi i kapaciteteve të misionit shqiptar në Bruksel.

“Do të kemi nevojë për një mision me rreth 60–80 anëtarë, sa ka sot edhe vendi më i vogël anëtar i BE-së. Sot kemi rreth një të katërtën e këtij numri. Angazhimi im është të kemi personelin që na duhet për të mbrojtur interesat e vendit atje”, u shpreh Hoxha.

Ai nënvizoi se synohet forcimi i përfaqësive shqiptare në vendet anëtare të BE-së, si dhe mbështetja e eksporteve shqiptare për të rritur aftësinë konkurruese në tregun europian.

Hoxha foli edhe për vlerësimin e performancës së punonjësve të diplomacisë, duke theksuar se rezultatet duhet të reflektohen në shpërblimin e tyre, përmes bonuseve apo mekanizmave të tjerë.

“Do të bëjmë një vlerësim që të pasqyrojë sa më mirë rezultatet dhe do të përpiqemi t’i shpërblejmë, me bonuse apo në forma të tjera, ata që janë në vijën e parë dhe që japin më shumë rezultate”, tha ministri.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article DOM: Shporta sindikale e nëntorit arriti në 70.827 denarë, Qeveria po i lë qytetarët të përballen vetëm me rritjen e kostos së jetesës
Next Article Forcim i bashkëpunimit me policinë britanike në luftën kundër krimit të organizuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?