Shkup, 15 korrik – Në Shtëpinë e Evropës (Europe house” në Shkup sot është hapur ekspozita “Tre, katër, tani! Evropa është e jona!” e cila prezanton fotografi nga autorë të rinj nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Ekspozita është rrumbullakim i konkursit rajonal të fotografisë ku u shfaqën pothuajse 200 fotografi në kuadër të fushatës “Tre, katër, tani! Evropa është e jona!” e WeBalkans – një iniciativë e Drejtorisë së përgjithshme për zgjerim dhe fqinjësi lindore (DG ENEST) pranë Komisionit Evropian.
Janë prezantuar 18 fotografitë më të mira me një temë të përbashkët – sportet, nga tre nga talentët e rinj nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi, të përzgjedhur nga një juri ekspertësh. Maqedonia përfaqësohet me fotografi të bëra nga Ilina Pulejkova, Toni Manev dhe Stefan Katrangjiski.
Ekspozita po udhëton nëpër Ballkanin Perëndimor – filloi në Prishtinë, vizitoi Podgoricën dhe Beogradin, disa ditë do të qëndrojë në Shkup, do të vazhdojë në Maglaj (BeH), do të kthehet në vendin tonë për t’u prezantuar në “Shtëpinë e Evropës” në Strugë, ku më pas do ta vizitojë Tiranën dhe do të përfundojë në Kosovë.

Koordinatorja e WeBalkans, Samra Luçkin, trajtoi idenë për fushatën “Tre, katër, tani! Evropa është e jona!” dhe nënvizoi se po orvaten të tregojnë kreativitetin e të rinjve nga rajoni dhe ta prezantojnë Ballkanin Perëndimor në mënyrën më të mirë.
“U kushtojmë shumë vëmendje të rinjve, kështu që shumica e fushatave tona, si kjo, lidhen me të rinjtë dhe përfshijnë vazhdimisht audiencën e re… Me këtë ekspozitë donim të sfidonim kreativitetin e tyre dhe pavarësisht nëse përdorin telefona celularë, kamera etj., t’i inkurajojmë të kapin bukurinë e sportit. Sepse sporti është një sferë e përbashkët për të gjithë ne, nëpërmjet sportit ne lidhemi, është një moment i përbashkët. Për ne ishte mirë që të kontribuojmë në këtë dhe të shohim se çfarë ka për të ofruar Ballkani Perëndimor në këtë drejtim, sepse këtu ka shumë njerëz të talentuar”, tha Luçkin.
